Poezi nga Myrteza Mara

 
Poezi nga Myrteza Mara
 
 
POETËT
 
Poetët e duan botën
të jet e gjitha bashkë,
si një ishull,
rrethuar me dallgë e pulëbardha.
Të mos ketë semaforë të prishur,
as rrugë që kanë vetëm ikje
dhe nuk njohin riardhjen!
 
Poetët duan fjalët “dashuri” dhe “lot”
të shkruhen kudo me gërma të arta.
Janë themelet e vërteta,
ku mbështetet kjo botë,
janë krahët e dashurisë,
janë flatrat!
 
Poetët besojnë më shumë
tek gjysmëndrrat që i thurin vetë,
jeta është e tëra një ëndërr.
Pa këto ëndrra
bota mbetet pa shpresë,
por diell bëhen dashuria dhe këngët!
 
 
BRENGË
 
Më brengosin gjethet që bien në vjeshtë,
Natën rriten vajzat, ditën zgjaten djemtë!
 
Në kopshtin e hënës yjet rrinë zgjuar,
Pena ime-zog, pentagram i shkruar.
 
Kënga nuk më shkon se jam fill i vetëm,
Mbi motiv te ri përgjon breng’e vjetër.
 
Përgjojnë ato buzë, përgjojnë ata sy,
Që dhe sot i zbehin diejt si qiri!
 
Rri e përgjoj muzën, në sqetull të frymës,
Si një mace e urtë muza lëmon rimën.
 
Troku i zemrës time rend si kal i etur,
Nëpër qiej zemrash plagë ke për të mbetur!
….
 
Më brengosin gjethet që bien në vjeshtë,
Naten rriten vajzat, ditën zgjaten djemtë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s