Kalendari poetik: John Keats (1795-1821) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
John Keats
 
Kalendari poetik: John Keats (1795-1821)
 
Sot, më 31 tetor, është data e lindjes së poetit Xhon Keats, të cilin kritika njëzëri e mban si njërin nga përfaqësuesit më të shquar të romantizmit britanik. Mbeti jetim në moshë të njomë, qe 9 vjeç kur i vdiq i ati dhe 15 kur i vdiq e ëma, kështu që Xhoni dhe fëmijët e tjerë të çiftit fatkeq Keats iu besuan kujdesit të gjyshes. Dashuria për letërsinë i lindi qysh në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, kur filloi të lexonte Shekspirin dhe poezitë e Edmund Spenser-it. Filloi të shkruante dhe vetë, pa rreshtur, deri sa e mori tuberkulozi pa mbushur ende njëzet e gjashtë vjeç. Vdiq më 23 shkurt 1821 në banesën e tij në sheshin Spanja në Romë; sipas vullnetit të tij të fundit mbi rrasën e varrit nuk u gdhendën as emri, as data e lindjes apo e vdekjes, por vetëm një epitaf i shkurtër që mbyllet me fjalët: “Këtu prehet ai, emri i të cilit u shkrua mbi ujë.”
Ja përzgjedhja ime sot:
 
 
SONET PËR GJUMIN
 
I ëmbli bar i së heshturës natë,
Me dashuri na mbyll dhe me kujdes,
Sytë e lodhur nga dita e gjatë,
I vë nën hijen e hyjnores harresë.
 
Nëse kështu do, o i ëmbli gjumë
Në mes tëndit hymn, mbyllmi sytë e mi
Pa pritur “Amen”-in e tëndit opium
Të më përkundë në shtrat me ledhatim.
 
Pastaj shpëtomë ti, kur dielli vjen,
Mbi mua shkëlqen e hallet veç m’i shton;
Shpëtomë prej Ndërgjegjes që shkon gjen
Në terr fuqinë, ku si urith gërrmon;
 
Pastaj fut e rrotullon çelsin në dryn
Dhe zemrën pa mëshirë, brenda ma mbyll.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s