Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi / Shkëputur nga vëllimi poetik ” “Kape ëndrrën Sarah”

 
Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
KAPE ËNDRRËN SARAH
 
Në prekje të ëndrrës,balerinë Sarah
flatrat rreh në ajër…
Oh ç’kërcim i egër!Oh ç’kërcim i ëmbël!
Globin rrotullon në fluger pasioni.
Me sytë larushë qiellin përpin në kërcim- kërkim.
Seç vallzon mahnitshëm njomëzakja Sarah.
Nga supet e brishta,lulet e dëshirave
seç shpërthejnë aromë,
përqafim të jetës në vallzim kërkon…
Ëndrra ia vërtit krahët, këmbët në ajër, herë zokth i plagosur, herë shqiponjë krekosur,
flatëron drejt qiellit…
 
Magjepsje kërcimi…pezull mbetet salla…
Kape ëndrrën Sarah!
 
 
KURORA E FIRENCES
 
Puthin qiellin zogjt e këngës:
Për gjinj të butë kodrash, grash të fisme,
vreshtash dora- doras, vallzim Najadash,
gjelbërim i ëmbël, dehje mushti e vere…
Selvi lozanjare, flirtojnë me fllade,
shtëpi buzagaze me sy gjelbëroshë,
Arno puth kopshtijet,dashnor mjekërosh.
 
Je bukuri e zemrës mjeshtrash duarartë…
Zili e kupës qiellore!
Pishtarët e yjeve, asaj ia ke marrë.
Nën kurorë diamantesh arti,
balli yt, FIRENCE, ndrit.
 
 
MIRAZHE DRITHËRUESE
 
E vrau palmën dimri…
Emigrante si Asimja.
Flokët ujvarë zhuritëse,
trupi, makth përpëlitës.
Shpirti…coptuar i palmës Asime…
 
Tashmë në mirazhe drithëruese,
zemra nuk rreh me dajret.
Thithur rëra, zërat e të parëve.
 
Këngë mugëlluese,
për dashurinë e Tokës,
që përpin Diellin…
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” “Kape ëndrrën Sarah”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s