Poezi nga Hana Xhihani

 
Poezi nga Hana Xhihani
 
 
***
 
Ti nuk erdhe nga retë,
e sytë m’i mbushe me diell e shi.
Ti erdhe si një stinë e bukur mbi tokë,
Unë të fluturja si zog në kaltërsi.
 
 
 
Malli im është imi!
 
Ai më tha : -“kush je ti?”
Unë i thashë :
-“jam ajo që erdha në heshtje dhe vazhdoj në heshtje!”
Ai më tha :
-“Cili është ndryshimi mes dje dhe sot!?”
Unë i thashë :
-“Asgjë, absolutisht asgjë!”
E lodhur nga udhëtimi,
fillova të bërtisja në vetmi,
si fjalët që s’u thanë kurrë,
të bërtisja me timen fuqi,
në butësi.
Malli im është imi!
Thërras pa bujë, pa bubullima,
trishtimin që më sheh në sy,
do ta hedh si hap plot peshë dhe rima!
 
 
***
 
Kur heshtja e natës më gllabëron
Hënës i lutem : Qëndro me mua!
Edhe agut i përgjërohem
kur një nga një yjet m’i shuan.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s