Aldo Fabrizi
Kalendari poetik: Aldo Fabrizi (1905-1990)
Sot, më 1 nëntor, mbushen 116 vite nga data kur u lind në Romë Aldo Fabrizi, aktor, regjisor, skenarist, producent e poet italian. Aktor shumëplanësh, shkëlqeu si në role komike dhe dramatike. Bashkë me Alberto Sordin, Toto, Anna Magnani-n etj., paraqiti thelbin e shoqërisë romane ndër vite.
Familja e tij nuk qe në gjendje të mirë ekonomike; nëna e tij kishte një tezgë ku shiste fruta perime; i ati e la jetim kur Aldo ishte 11 vjeç. Gjithsesi asgjë nuk pengoi talentin e tij të shpërthente, bëri gjithfarlloj punësh edhe karrocier, por 23 vjeç botoi përmbledhjen e parë poetike, kurse si aktor shkëlqeu në rolin e priftit në filmin “Roma città aperta” të Roberto Rossellini-t.
Ja shqipërimi im në përvjetorin e artistit kryeqytetas italian dhe nëntor të mbarë të gjithëve:
NJI DITË SI ASLLON
Kur robi e kalojte pezdhit vjeçin,
pri fryke, fillojte m’i vu men shnetit,
hajte let për dark’, asigjo për mjes,
ene i kapte tetdhitat, serbes-serbes.
Po sot, kush metet gjall’ sikur ne j’dit,
bo m’e vazhdu megjithmen kte pehriz?
Mo mirë nji dit asllon e me bark plot,
se tridhit vjet dele, gati për t’cof.
Kush rrin tuj numru çdo got’e çdo çapë
ne bohet vesveseli pri mjesi m’darkë,
m’tollum e ka ke shneti prapseprapë.
Masnej ta zejm’, larg qoft’, po nji luft me plas,
çër z’bo vaki sot, s’maj men: larg qoft e thash?…
E pra…pse me shku për lesh me bark darrasë?
© Maksim Rakipaj