Poezi nga Linditë Ramushi Dushku

 
Poezi nga Linditë Ramushi Dushku
 
 
***
 
Nëse e doja vjeshtën
e kam ditë
që t’due edhe ty
i thashë
ani se sytë e tu xixëllojnë
saherë kuqrremet stina.
 
 
***
 
A hiqet nji “mallkim”
qi shpirtin zen si n’ borë të frorit
mue qe sdi si me e shkri
dimnin e bardhë
âsht si ftyrë e pafajshme që m’rri e ban sehir.
 
Me ia qit flaken oxhakut
për pa e nxi dhomën katërqoshe
me ba zà
pa dal s’jashtmi britma e zâshme
 
Se s’di si me ia than vetit
bile, me e ba edhe bukën n’sofër
me mu dok lehtë
si lodër
veç me ditë…
 
Kam me e ba me dy duer si një poqe balte
një vete të re
qi din tana udhtë
edhe ato t’ shkrimjes
me mësu njiherë cila urë ka ujë përfundi.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s