Poezi nga Petraq Risto / Shkëputur nga Revista ” Karroca e kuqe”, Nju Xhers

 
Poezi nga Petraq Risto 
 
 
Vejusha
 
E njoh atë grua të pjekur, me hije trinjake mbi tokë
E me një fije bari çelur në cepin e djathtë të buzëve
Kafshon pakëz barin e gjelbër dhe njëra nga hijet kërcen: fëmijëria
Ajo qesh natyrshëm si një shi vere dhe bari në buzë sikur rritet
Ti je e bukur, i them, dhe e blerta pas shiut të shkon.
Ajo nuk flet. Sytë i turbullohen në ngjyrën e mëllenjave të vrara
sërish kafshon majën e barit, duket sikur përtypet
dhe hija e dytë lëshon një klithmë
Gjithënjë ajo: lozonjare, e freskët me shpurën e lastareve pas
nëse të prek mos klith, nëse klith do të vras, i thashë.
Shiu binte i dendur pikëllues si hapëza mbi varrin e shkelur
Bari u rrit dhe në këndet e buzëve u var një litar fjalësh
Erdhi vejusha, tha baristi, vejusha me fije bari
nga varri i ushtarit të vrarë…
 
 
***
 
Buzë oqeanit bie borë:
është hapur çanta e postierit qiellor
Dhe unë lexoj gjithë letrat që vijnë nga Parajsa…
Po asnjë letër s’vjen nga ty
i ka mbetur Postierit Zot te çanta…
do që ta lexojë përsëri…
 
 
***
 
Kristaline dëbora e New York-ut
megjithëse gatuar në qiej të ndotur,
                   zbret ngadalë
          me ashensorin e tejdukshëm
         që përdoret shpesh në Parajsë.
Dhe bashkë me të zbret dhe një kujtim
që fare mirë mund të bëhet njeri prej bore
të cilit i mungon vetëm pakëz prush
për t’u kthyer në Ti.
 
Shkëputur nga Revista ” Karroca e kuqe”, Nju Xhers

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s