Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
Dush me dilemë
(Ose lirikë në çaste tërmeti)
 
Në fillim u lëkund pasqyra e banjës,
pastaj e kuptova:po binte tërmet.
Zemra m’u bë si në vjeshtë fleta e panjës,
në dilemë isha, si ty, imzot Hamlet.
 
Po, për dreq, isha dhe krejt lakuriq
dhe trupin e kisha gjithë shkumë.
Të dilja jashtë ashtu si iriq
a te shpëlaja trupin akoma me ujë?
 
E vendosa: të bëhet, ç’të bëhet
në këtë botë me zemër të vrarë.
Të paktën, sido që të ndodhë, bota tjetër,
të më presë veç të krehur, të larë.
 
 
Në paqe mbretërofsh, Fatlliu ynë!
 
Lisit të Kolleshajt
Iu thye dhe një çatall që anonte nga Jugu.
Zogjtë andej sillnin buzëqeshjet e ngrinin foletë.
 
 
HARRESË
 
Në skenën tonë inatçore,
të gjithë pak a shumë lujamë Beketin,
presim një Godo që nuk vjen kurrë.
Shpirtin e keq ia lëmë dreqit,
harrojmë që shpirtin tonë kemi sëmurë.
 
 
DITË TË DOBËTA
 
Paska te njeriu dhe ditë të vështira,
ditë të dobëta, si degët e fundit të pishës,
ku mbetet si jargë në trup rrëshira,
kur ti bëhesh peng i mëshirës.
 
Kurt ty të vjen turp të kthesh kokën,
t’i shikosh ato ditë ditë drejt në sy,
kur ti humbet sensin dhe kohën,
kur dinjitetin zvarritur lë aty.
 
Të duhet të ngrihesh mbi gjunjë të copëtuar,
të ecësh sërish mbi dy këmbë,
gjuhën ta mbash të kafshuar
dhe të nderosh: Rrofshi,o dhëmbë!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s