Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
AJO QË S’ DUKET
 
Shpesh të ikurit na vizitojnë shpirtit,
ndërkohë, ne përpëlitemi nën morsetat e ankthit.
dhe harojmë se jemi të mbeturit e tyre përkëtej varresh
në fytyrën reale të askundit dhe të makthit.
 
Jetën të qetë e kanë vetëm mendjeikurit.
faji i sedrës nuk gjen kurrë, asnjëherë gjykatës
edhe me i rëndë kurthi kur gjah ke vetveten,
sepse e kupton përse mëshira nuk ka përkatës.
 
Bindesh thellësisht që ka më të ditur nga ne,
por truartet përgjithësisht vëzhgojnë dhe nuk flasin,
kësisoj inteligjenca jonë ngelet mrekulli pa fre
duke na çmendur me diturinë e brengës
dhe s’ mundemi të ulërasim.
 
Çdo mëngjes hapi ynë rifillon me ritëm drejt mundit
dhe kupton kësisoj se ndodhesh midis jetës dhe vdekjes,
ne hiçin ku koha universale ikën dhe shpresa askundit
të vozit rrjetës me jehonat e heshtjes.
 
 
REQUIEM
( nga varreza e memorjes )
 
Ndërsa peneli i mendimit pikturon profilin
flaka e malleve djeg kufijtë e vetvetes.
Koha që ka kaluar nuk është e kotë.
ndriçon mallëngjimin edhe pas vdekjes.
 
Ende nuk ka mbaruar koha e shpirtit tonë.
Portreti yt tabu udhëton horizonteve që njoh;
Prej përgjerimit tim i mbijeton memorjes,
si forma e fundit njerëzore që dielli ngroh.
 
 
PUSI I VAITIT
 
Të rikthehesh në një kohë tjetër
te pusi i moçëm dhe të pyesësh
“ ku do të jetë “ ?
Suprina e qelqtë, te shikon më të vjetër
dhe rihedh kujtimin me një pluhur të zbehtë.
 
Thellësisht në fund, dje… fytyra e saj,
mbi pasqyrim i buzëqeshte shpirtit të rinisë,
sot një gjethe mbi pamjen gati si vaj,
prish fundin e pasqyrtë,
teksa dridhet thellësisë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s