Kalendari poetik: James Montgomery (1771-1854) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
James Montgomery
 
Kalendari poetik: James Montgomery (1771-1854)
 
Sot, më 4 nëntor mbushen 250 vite nga data e lindjes së poetit skocez, që luftoi kundër skllavërisë dhe shfrytëzimit të punës së fëmijëve. Sa qe gjallë shpresonte të përjetësonte emrin e tij nga hymnet e shumtë fetarë që shkroi. Ia arriti; hymni kombëtar i Skocisë është vepër e tij. Ja përzgjedhja ime për sot:
 
DASMA DHE VARRIMI
 
Të pashë plot hir dhe të re,
Edhe të pasur, plot hare,
Të skuqur, kur u bëre grua,
Në dasmë, duke nusëruar;
Kumbuan këmbanat e kishës,
Gjithë fëmijët këngën nisën:
“Lule, lule, puthjani këmbët;
Ëmbëlsi për ç’është e ëmbël:
Dimri kaloi, shirat pushuan,
Nusja në diell qoftë bekuar.”
 
Të pashë të varfër e të shkretë,
Të mekur të pashë, të zbehtë,
Të pashë të ve, me zemrën copë,
Ende s’të ishin thinjur flokët;
Kur këmbanat për zi kumbuan,
Gjithë fëmijët kënduan:
“Lule hidhni përmbi qefin;
Për ç’qe e ëmbël, ëmbëlsim:
Vera kaloi, dielli më s’ngroh;
Bekuar kufoma, që shiu njom.”
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s