Dy poezi ndryshe për 7 dhe 8 nëntorin / Nga: Edmond Shallvari

 
Poezi nga Edmond Shallvari
 
 
Revolucion?!
 
“Ngrihuni ju, o të munduar…
Internacionale, do jetë bota e re!”
 
Dhe u ngritën të munduarit
Të humburit, të ngatërruarit
Budallenjtë e të zgjuarit
Pafundësisht të ankuarit
Zinxhirëlëshuarit
Asnjëherë të fituarit…
 
Të hurit dhe dafinës
Të paqes, gijotinës….
 
 
Partisë
 
Ku t’i kërkoj metastazat e tua, Parti?!
Si kancer gjigant mbi të lashtin vend
Mbive ngado si me magji
Dhe na le pa ment.
 
Kush u mundua metastazat t’i priste
E zuri kolera e tëndit mallkim
Dhe mes kolerës filloi të vdiste
Që mos vdisje Ti.
 
Thonë je e pavdekshme, kancerozja jonë
Askush s’të shkulka dot nga rrënjët
Por një profeci e fundit më thotë
Së shpejti ringjallen të rënët.
 
Ngacmuar nga vargjet e dikurshme të Kadaresë, “Ku t’i kërkoj rrënjët e tua Parti….”….
 
@Edmond Shallvari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s