Anne Sexton
Kalendari poetik: Anne Sexton (1928-1974)
Është data e lindjes sot për Antonio Porta, Velimir Hljebnikov, Roger McGough, dhe Anne Sexton. Kam më shumë shqipërime nga Sexton, shkrimtare dhe poete e njohur amerikane që pati fituar dhjetra çmime në USA për poezitë e saj; vuante nga shqetësime të rënda nervore (disturbo bipolare); i dha fund jetës me vetvrasje në vitin 1974. Ja një poezi prej saj:
18 DITË PA TY
Pastaj mendoj për ty në shtrat,
për gjuhën tënde gjysëm oqean, gjysëm çokollatë,
për shtëpitë, ku je kolovitur,
për flokët e tu si prej çeliku,
për duart që s’të rrinë në një vënd,
për atë që jemi dy dhe pengesat i hamë me dhëmbë.
Si vjen e rrëmben kupën e gjakut tim,
mua më përfshin dhe detin ma pi.
Xhveshur jemi. Si na bëri nëna, cullak
i hyjmë me not lumit poshtë lart,
Lumi Im, bashkë quajtur e kemi
ku zhytemi të dy. Dhe vetëm më nuk jemi.
© shqipëroi Maksim Rakipaj