Nikolla Spathari (Albania)

 
Nikolla Spathari (Albania)
 
Ka lindur në Malësi të Madhe me 5. 12. 1940, ku mbaroi edhe mësimet e para. Në Shkodër bëri shkollën e mesme pedagogjike. Studimet e larta i kreu në Tiranë për matematikë. Ka filluar të botojë në vitet gjashtëdhjetë të shekullit njëzet. Në vitet shtatëdhjetë boton dy librat e parë dhe bëhet një emër i njohur në publicistikën shqipta. Me botimin e dy librave pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë Pas shembjes së rregjimit totalitar ka qenë themelues dhe kryeredaktor i gazetës “ BESA “ në Shkodër ( 1991 – 1993 ), i gazetës letrare “ PENA “ në Durrës ( 2004 – 2005 ) dhe reporter për Shqipërinë i gazetës “Albania Herald” që dilte në Amerikë në vitet nëntëdhjetë. Nga viti 2009 e në vazhdim është drejtor i revistës “ Vegime letrare.”. Ka qenë sekretar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Shkodrën (1992-2004 ), sekretar i Shoqatës Atdhetare-Kultirore Kosova (1991-2005,) dhe nga viti 2007 është Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës..
Mban titujt “Profesor Doktor”, “Mjeshtër i Madh”, “Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe”, “Mirënjohja e Qytetit të Durrësit” si edhe Medaljem “Naim Frashëri“.
Është nderuar me çmimet: “Mark Tuen”, “Migjeni“, “Dritero Agolli”, tre çmime të para dhe disa çmime të tjera brenda e jashtë vendit.
Ka botuar 25 libra sdudimor, letrar (poezi dhe prozë), publicistikë. Ka në botim veprën e plotë seriale në 29 vëllime, 12 volumet e para kanë dalë nga shtypi
 
 
NË JERUZALEM
 
Nuk di
Pse dyert e varrit të Krishtit mbyllen mbrëmjeve?
Por di
Që duhet pritur deri në mëngjes,
Gurët e famshëm mund ti prekësh njëheri me diellin
Dhe të bësh “Via Dolores”.
 
Kaloj në Portën Hyjnore,
Me krenari shqiptare për Kostandinin,
Perëndorin iliras, që e ngriti këtë kishë
Dhe nxorri nga katakombet Krishtërimin
 
Pastaj
Ngjitëm në Kodrën e Ullinjëve,
Ku thuhet se Krishti
Do zbresë të na ringjallë,
Dhe kush ta ketë varrin atje
Do ketë lumturinë të ngjallet më parë…
 
Pati ardhur dikur këtu.
Edhe Mark Tuein,
Dhe pa si ziheshin njerëzit për varre,
Ai s’kërkoi varr në Kodrën e Ullinjëve,
Se s’kishte nevojë për rimgjallje…
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s