Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

 
Poezi nga Mimoza Rexhvelaj
 
 
Mall
 
Një lot rebel rrëshqiti me nxitim
Sikur të ishte një pikë shëllirë
Mbi qerpikun e zi të syrit tim
Më dogji aq fort ,më ngjiti aq mirë.
 
Faqeve rrëshqiti në pafajsi
Me duar prej akulli desha ta prek
Më goditi në zemër ,më theri në gji
U bë pika e lotit ,e madhe sa një det.
 
Shijen e hidhur mbi buzë më la
Habitem si mbeta ashtu pa fjalë
Ende më duket sikur më tha
Jam lot i dhimbjes ,që quhet mall!
 
 
TRIM ME MUSKUJ PREJ BALTE
 
Mes klithmave të kamufluara
Nga spazmat e dhëmbjeve
Që as djajtë nuk i durojnë
E pashë viganin prej leckash,
E s’di nga se më erdh me thirrë:
-Ky është trimi i çartur
I nahijes ku përkunden
Në shilarësin e vegimeve fatlume!
 
Zgjimet ne dijmë t’i vrasim
Me shigjeta e me plumba
Ëndrrash nevrastenike
Vagabondësh të pandreqshëm,
Dhe me një xixëllonjë mirësie
Rrekemi për të ndezur
Të nesërmen në udhëkryqe
Vakishë që të trembin.
 
Unë nuk e di se në cilën çerdhe
Struket vendi i fshehtë
Ku çelësi i pseve të panumërta
Futet lirshëm e pazhurmë,
Por, di se besimet sharlatane
Kanë krijuar marimangën e neveritshme
Me paradoksin e një sudoku
Marrëzisht të padëshifrueshëm.
 
Kam mësuar nga zoologët
Se ka kërma që shpresojnë
Para se të jenë lavra bajate
Si ky trim i çartun pa pupla
Që ka veç muskuj prej balte,
E kam thënë troç e pa nëntekst:
-Duhet drejtësi e jo fjalë të mekuna
Me e ndalë turrin e kafshimeve mbi altar!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s