Shëëët… / Poezi nga Anila Kananasi Karapidou

 
Poezi nga Anila Kananasi Karapidou
 
 
Shëëët…
 
Më lër të humbas në livadhin e puthjeve të tua,
Të ndjej aromën e mjaltit, të sapovjelur nga kosheret e bletëve.
Të shijoj ëmbëlsinë dhe magjinë që fshehin buzët e tua si manaferrë.
Të prek flokët e gjatë dhe të humbas në aromën e trëndelinës.
Të ndillem në gushën tënde që kundërmon parajsën e trëndafilave të sapoçelur.
 
Shëëët…
Më lër të prek format e trupit tënd.
Të afroj faqeve të mia faqet e tua si dy lulëkuqe me pushin e butë.
Të zhvesh supet dhe të kem ndjesinë se përkëdhel ujin e kristaltë të liqenit.
 
Oh…!, Sa dua…!
Të prehem mes dy gjinjve të tua.
Dhe si fëmijë i sapolindur të thith thithkat e tua që kanë formën e lule tërfilit.
Shëëët…
Ti rri e qetë…, vetëm më adhuro.
Më fal ndjesinë që tretet trupave tanë.
 
Oh…!, Atë kënaqësi,
Që rrallë ndonjë mashkull mund ta ketë ndjerë.!
Lëkura jote…!
Oh…, e Kadifenjtë.
E prek dhe jetoj në ngazëllimin e ngjyrave të ylberit.
 
Krijesë…, Nerajdhë e livadhit…!
Që mes ngjyrash dhe aromash endesh.
Me një të lëvizur të shkopit magjik,
Më lër të hyj në misteret e paprekura të dashurisë tënde…!
 
Shëëët…!
Më lër të shijoj parajsën e vyer të trupit tënd si lastar tulipani të bardhë.
Shëëët…!
Jeto dhe shijo me mua aromat e livadhit tënd të epsheve.
 
Shëëët…!
Jetojmë në parajsë,
Nerajdha ime…!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s