Poezi nga Hysen Grajçevci

 
Poezi nga Hysen Grajçevci
 
 
ATY KU SHKRUHET LAVDIA
 
N’pazarin e Krujës
bleva një lahutë.
Një lahutë,
ku do vargëzoja
gjithë kronikat e kohës!
 
Kalldremit vesh mbaja,
atij kalldremi
nga ka ecur Gjergji,
Vrana Konti… Tanush Topia…!
Troku i gjokut thyente heshtjen
Zgjonte shekujt
Këtu shkruhej HISTORIA!
 
Këtu takova “Garden Krutane”,
Shkëmbin e Vajës.
Këtu dëgjova zërin
e vashës Sutë
Tek i thoshte Ballabanit
Na prit:
Kërkove një,
po të vijmë nëntëdhjetë!
 
Tani shpupuris gurëzit,
kërkoj një medaljon!
Nga ajo kohë
e dua për simbol,
ta mbartë si gjerdan!
 
 
SHTIGJEVE TË ATDHEUT
(Shtjefën Gjeçovit)
 
Rrënjës, në lashtësi,
burimeve të Dardanisë,
hapërimin nise…
Në muranën e Rozafasë
preke legjendën,
n’Troshan, ëndrrën.
Dhe, nga kjo fole,
fluturimin more, shtigjeve t’Atdheut…
 
Varreve, kullave të gurit ua nxore fjalën;
n’kandarin e burrërisē peshove dhimbjen.
Copëza shpirti, nga shpirti Yt fale,
nyje lidhur, gjymtyrët e Vatanit!
 
Shekujve u vole reliktet,
shkronjat i shkrive në kode;
me gjak hyjnizove të ardhmen,
veprën përmendore!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s