Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
Botë e iriqtë
 
Mblidhesh e çmblidhesh si në avlëmend,
Në magmë zjarrmia ku të vejë më lart?
Të shoh së jashtmi dhe më tepër më çmend,
Gjithë iriqët kruspull m’i lë jashtë
 
 
VEÇ SHPIRTIN…
 
Eh,moj kohë gri, kërkon të më plakësh,
Këtë kënaqësi nuk do të ta fal kurrë,
Jo thinja e bastune të më japësh,
Dhe kamxhikë e plumba a një mal me gurë.
 
Eh, moj kohë zuzare,drejtuar prej idotësh,
Me duar kriminelësh që s’ kane besë e fe,
Syrin,edhe mund të ma përlotësh,
E mishin të ma grish,të ma bësh pe.
 
Veç shpirtin, shpirtin s’ma shkel dot me këmbë,
Në krahë shiponjash e kam lënë në fluturim.
Shqiponjat,ta dish, në qiell bëjnë lëmë,
Atje,veç atje i çoj duajt e shpirtit tim.
 
 
PA TITULL
 
Moj fytyra gropa-gropa,
Moj Eleni*,
Po të jetë si ty Europa,
Kurrë,kurrë le të mos vemi.
 
Ti nuk njeh alfën dhe betën
Që me to nis alfabetin,
Ngatërron mushkën me pelën,
Kur cënon integritetin.
 
Bën hero një terrorist
Dhe turinjve u shkon pudër
Krejt Ballkanin ma bën pis
Koka jote sa një hudhër.
 
Ti nuk di se ç’është nderi,
Lexo pak lordin Bajron.
Si të them? Ti vjen ng ferri,
Në ferrin tënd bukur qëndron.
 
11.11.2018
*një farë eurodeputete…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s