Kalendari poetik: Boris Pasternak (1890-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Boris Pasternak
 
Kalendari poetik: Boris Pasternak (1890-1960)
 
Më 10 shkurt 1890 në Pjerjedjelkino (Rusi) u lind në një familje intelektualësh (babai qe profesor pikture, nëna pianiste), Boris Leonidoviç Pasternak, poet dhe shkrimtar i njohur rus i periudhës sovjetike. Në vitin 1958 Akademia mbretnore suedeze i dha çmimin Nobel për romanin “Doktor Zhivago” ku me vërtetësi të rrallë paraqiste anët e errëta të revolucionit bolshevik të viti 1917; shtypi i partisë u vërsul me tërbim kundër “deviatorit”, “nxirësit të Tetorit të lavdishëm”, servilët duke lëshuar jargë lehnin pa pushim kundër tij; por jo të gjithë. Poetja e re, studentja Bela Ahmadulina, u përjashtua nga universiteti sepse i doli në mbrojtje Pasternakut. Por jo vetëm ajo; edhe artistë të tjerë patën burrninë t’i dilnin në mbrojtje poetit. I ndodhur përpra trysnisë së egër të lakejve të regjimit dhe kërcënimeve të KGB-së për dëbim nga atdheu, u detyrua t’i shkruante Akademisë suedeze se hiqte dorë nga çmimi Nobel, çmim që u tërhoq 31 vite më pas, më 1989-ën prej të birit të shkrimtarit – Evgenij Pasternak, që jetën ia kushtoi kujtimit të babait. Vdiq i sëmurë dhe i harruar më 30 maj 1960 në periferi të Moskës, kurse i biri, Evgenij, vdiq më 31 korrik 2012 në Moskë, 88 vjeç.
 
 
ËNDËRR (Сон)
 
N’ëndërr vjeshta, në dritare si hije,
Qeshnin miqtë, qeshje ti pa pushuar
Dhe, njësoj si skifter i vrarë bie,
Më reg’tinte zemra ndër duart e tua.
 
Por koha ecte, plakej e përkeqej,
Kalbte dhe hujt e gardhit të oborrit
Agu ndër dritare përbaltte qelqet
me lotët e përgjakur të shtatorit.
 
Por iku koha, u plak, e ronitur
Si akulli kriset, mëndafshi griset.
Dhe në çast heshte ti, mbete nemitur,
Jehon’ që shuhet, si gjumë që prishet.
 
U përmenda. Si vjeshtë, qe ende terr
Agimi dhe era rendnin duke sjellë,
Si qerrja lë byk dhe byk pas vetes merr,
Rreshta mështeknash që rendnin në qiell.
 
 
 

© Shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s