Kalendari poetik: Dacia Maraini 13 nëntor 1936 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Dacia Maraini
 
Kalendari poetik: Dacia Maraini 13 nëntor 1936
 
Sot mbush 85 vjeç Daça Maraini, shkrimtare, poete, eseiste, dramaturge italiane, pjestare e grupimit që quhet “brezi i viteve tridhjetë”; është fituese e shumë çmimeve që jepen në Itali për veprat letrare. Ja një poezi e saj:
 
 
PËRSE SHKRUAJ
 
Shkruaj të mos humbas zakonin
për t’i thënë gjërat.
Shkruaj duke u rrekur të le
një gjurmë.
Shkruaj nga frika mos më ikin
nga mendja mendimet.
Me penë shëtis mbi këtë
fletë të bardhë dhe me mendime e mbush.
Luaj, e përdor, lë të joshem,
të përdorem, të përpiqem.
Me penë gjithçka them, nuk gënjej,
s’kam turp.
Atje ku gjuha ngurron e meket,
dora lirshëm rrëshket, e lehtë.
Shkruaj brenda vetes të shoh.
Shkruaj kohën të ndaloj.
Shkruaj të ngjall ndjenja
dhe të miat t’i shpreh.
Shkruaj
që heshtjes kuptim t’i jap.
Qielli blu
deti blu
boja blu.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s