Legjenda e Ujit të Zi (Mbretëresha e liqenit) / Nga: Agron Shele

 
Legjenda e Ujit të Zi
Mbretëresha e liqenit
 
Ujërat e liqenit turfullonin. Lumi Aos ishte egësuar dhe më shumë e derdhte dertin e Pindit. Shpatullat e malit rëndoheshin e mblidhnin furinë e ujrave të tërbuara mes betejës për kurorën e mbretëreshës. Rrebelimi ishte për jetë a vdekje, ndërsa kështjella rrrëzohej bashkë mburojën e vetme të liqenit. Ujrat më në fund hapën grykën dhe vërshuan kanionit, ndërsa mbretëresha *sirenë me kurorën e thyer tërhiqej brenda zemrës së malit. Kërkoi strehim në të fundit qëndresë, bashkë me dy djemtë e saj, Pjetrin dhe Ujkanin. Toka dhe qielli flakëronte mes vetëtimave, ndërsa zemërimi shtohej e vikaste klithmat e brigjeve që rënkonin.
 
***
-Ky është i vetmi shteg që të çon në kështjellën e fundit bij. Këtë sekret e dimë vetëm ne. Do jini të sigurtë dhe të mbrojtur. Kur të qetësohet liqeni dhe kthjellohet dhe mendja e nimfave do rikthehemi prapë për të mbretëruar ujërat tona. E çela zemrën e malit, ashtu sikurse e çeli gjyshja ime për të rrëfyer këtë kala, e cila nuk mund të mposhtet kurrë .
Teksa avirteshin kështjellës së fshehtë, e cila ndriçohej me më shumë se 100 shandanë, rojet mbretërore hapën portat. Magjistarja që u printe në krye ju afrua mbretëreshës.
-Mirëserdhe bija ime. Kanë kaluar qindra vite, që kur kjo derë ka pritur një mbretëreshë liqeni. Zotat e kanë ndërtuar për mbrojtje dhe paqe këtë vend. Kushdo tjetër që e shkel është i mallkuar. Zemërimi nuk mund të kapërcejë ligjet e vendosura, pasi askush nuk mund të shpëtojë nëse shkel në këto bedena.
– Nuk jam e shqetësuar për fatin tim, falltarje e kësaj kështjelle. Bijtë e mi nuk janë më të sigurtë. Nëse është nevoja unë do rikthehem sërish në betejë, por ty të besoj jetën e dy djemve.
– Atë që po rrëfen mbretëresha ime e kam parë vegimeve të mia. Zotat e kanë caktuar fatin tonë. Përtej këtij mali nuk do ketë më liqen, sepse ujrat tashmë e kanë hapur kanionin e po vërshojnë në det. Bashkë me ujin po vërshon dhe zemërimi i fundit të tyre.
-Po më thua që gjithçka është shkatërruar.
– Kjo është profecia bija ime. Kur kurora të sulmohet,do vdesë dhe dinastia jonë. Nuk do ketë më as ujdhesë, as verë për udhëtarët, as nimfa që me hiret e tyre të magjepsin botën. Do kalojë thjesht një lumë, që do kryëzohet përjetë me ujërat që i përziejnë lotët e tu. Armiqtë tanë do vijnë këtu flutururim nga guvat e malit, Luspat e tyre i kanë shndërruar në krahë fluturues, ndërsa trupin në pre për tu gurëzuar themeleve të kështjellës. Ti e di që askush nuk mund të shpëtojë, nëse prek pargun e kësaj porte. Ata do vijnë me krahë e do përpëliten në fund si sirena vdekatare, ku do humbasin përjetësisht ujrave të errëta. Asnjë shandan nuk do e ndriçojë më shpirtin e tyre, por në eremei të plotë do kthehen në zemërim dhe dallgë e trazuar e këtij liqeni për të shpërthyer dertin tënd përmbi lumin.
– Po fati i djemve të mi?
Ata s’ duhet të dalin kurrë jashtë kësaj porte – dhe tërhoqi më fort tunikën e saj pas vetes.
– Po më thua që qyteti ynë u shkatërrua dhe asgjë s’ mund të rindërtojmë nga e para.
– Qyteti ynë humbi përfundimisht. Asnjë sirenë s’ mund të mbijetojë në tokë dhe buzë atyre shkëmbinjve të frikshëm. E vetmja strehë e errët është kjo ku jemi ne dhe këtu do rikthehet kurora dhe legjenda e botës tonë.
Porta e rëndë u mbyll. Shandanët nisën të fiken një e nga një, ndërsa niveli i ujit u rrit dhe ato rrëshqitën mes gurgullimave të burimeve që mbushnin liqenin e nëndheshëm.
-E dëgjuat bijtë e mi. Në asnjë mënyrë nuk do e kaloni më këtë portë. Kur të rriteni, ju do e ngrini prapë atë mburojë mali dhe do ktheni ëndrrat e gjyshërve tanë për një botë të përjetshme të nimfave tona.
 
***
-Ujkan lufto më shumë. Mbaje shpatën drejt. Ndryshe si do i mundim armiqtë tanë.
Pjetri vështroi me kërshëri vendosmërinë e të vëllait. E ëma i shikonte nga bedenat dhe nënëqeshi. Nuk mund ta fshehte krenarinë e saj për bijtë që po rriteshin shpejt dhe të fuqishëm. Mendja e saj nuk ishte më kurora e humbur. Ishte vazhdimi i gjenezës së humbur, të cilën nuk mund ta kuptonin armiqtë e saj. Ajo qe rritur nga gjyshja e saj. I kishte dëgjuar të gjitha bëmat dhe kohët se si e kishin mbrujtur jetën. Ajo i kishte dhënë dhe çelësat e kësaj fortese, si çelsat e fundit të mbijetesës. Një mal që mbante ujërat për jetët e fundit të mbetura.
Nuk ishte e thënë që ëndrra të vazhdonte përjetësisht. Fati i falltares kishte shkruar çdo gjë.
Ujkani dhe Pjetri të hutuar pas betejes e kaluan portën, ose kufirin e mbijetesës së tyre. Tashmë nuk dihej më nëse zemërimi i fundit do derdhej mbi ta. Luspat e shndërruara në krahë u derdhën nga kreshta e malit, Peshturi dhe Sjadun dhe u turrën vërtik mbi djelmoshat. Ata ishin të mitur, por zemra e tyre prej princi u dha kurajo. U turrën mbi çmendurinë e nimfave të fundit, u palgosën dhe dhanë frymë me frymën e fundit të armiqve të tyre.
Ç’ të shikonte më shumë mbretëresha, çjerrur nga thonjtë e dhimbjes për bijtë e vdekur tek pragu i portës dhe kundërshtarët e saj që përpiheshin ujit të liqenit.
E flaku tunikën e saj dhe nxitoi drejt portës. Një krah i zgjatur i preu rrugën. Ishte falltarja.
-Mund të vajtosh e të derdhësh lot dhimbje pa fund. Mund të ndryshosh dhe ngjyrën e ujin të liqenit. Këtë ujë kaq të kristaltë mund ta shndërrosh në ujë të zi. por kurrë s’ mund ta hapësh atë portë. Ata mbetën atje, ndërsa derti yt do burojë lotët e tu këtu, të cilat asnjë stuhi apo furtunë nuk do i mbulojë më. Ata do te derdhen në shekuj përjetë, ndërsa njerërzit me pishtarë do enden dritës tënde për të kujtuar dhe kërkuar mbretëreshën e liqenit.
 
***
Edhe sot e kësaj dite ujërat ndahen. Lumi Vjosë vjen me valët e saj, herë në paqe dhe herë turbull, por ujëat e mbretëreshës nuk i trazon kurrë, ato burojnë njësoj si lotët e saj, të paprekur, dhe plot dhimbje, drejt fatit të zi dhe mërisë që i rrëmbeu bijtë.
 
shënim: Aos- Emërtimi i lumit Vjosa sot.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s