MEDITIM – Poezi nga Rulla Trantafillou / Shqipëroi: Fatos Sinaj

 
Poezi nga Rulla Trantafillou
 
 
MEDITIM
 
Dalëngadalë u ndërgjegjësuam,
se gënjeshtrat fshehin brënda
të vërtetat tona.
Përbrënda ne mbartim të shkuarën,
si biletë të grisur për çdo udhëtim të ri
orëve të vona.
Rrotull brënda kujtimeve tona ne vimë
thurur nga koha e dhimbja,
sikur s’ egziston kurrë më kthim.
Pikëllimi kthehet prapë edhe prapë
fantazma që s’ vdesin kurrë
shfaqen në darkë.
Pasqyra të vetëvehtes jemi.
Jetojmë, dashurohemi
bashkë, por ne vetëm jetojmë,
në një teater që emrin e ka *Jetë egzistojmë.
Të pakta gëzimet tona,
si flutura që dikur kishin krahë.
Ato vinë vërdallë
përsëri e përsëri hapim udhë te reja,
pa ditur nëse dikur do të udhëtojmë mbi  të gjallë.
Përreth nesh gërmadha,
e aq sa do të duam të hedhim poshtë,
përsërisim kurdoherë brenda nesh të djeshmen,
na josh.
Kurrë nuk pranuam vetveten,
kurrë se kuptuam se jemi baltë
brënda nesh rrënoja,
brenda nesh internim i rëndë
coptuar me daltë.
I rëndë nderimi për një atdhe,
që s’ do të na njohë më,
na emërtuan,
të mbijetuarit e natës,
ku asnjeri s’ fle.
 
Shqipëroi: Fatos Sinaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s