Kalendari poetik: Dahlia Ravitkovich (1936-2005) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Dahlia Ravikovitch
 
Kalendari poetik: Dahlia Ravitkovich (1936-2005)
 
U lind më 17 nëntor 1936 Dahlia Ravitkoviç, poete izraelite dhe veprimtare e shquar për mbrojtjen e palestinezëve. Prindët e saj ishin hebrej të ardhur nga Rusia. Kur qe 6 vjeçe, i ati humbi jetën në një aksident rrugor dhe familja u detyrua të shkonte për të mbijetuar në një kibbutz (një lloj kooperative bujqësore izraelite), por në moshën 13 vjeçare braktisi atë lloj kooperative dhe për disa vite jetoi nëpër familje të ndryshme si e birësuar.
Filloi të shkruante poezi gjatë shërbimit të detyruar ushtarak (në Izrael edhe për femrat), më pas mbaroi universitetin për letërsi. Pas vitit 1959 botoi tetë libra me poezi, tri përmbledhje me tregime dhe përkthime të ndryshme për fëmijët.
Është shquar vazhdimisht në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve duke protestuar fuqishëm kundër shtypjes së tyre nga qeveritë izraelite. Në muajin gusht 2005 trupi i saj u gjend pa jetë në banesën e saj në Tel Aviv. Pati zëra se mund të kishte vrarë veten, por policia nuk gjeti asnjë provë në mbështetje të asaj hipoteze. Ja një poezi nga Dahlia:
 
 
ÇASTE
 
Kjo pranverë, si tjetra, njësoj.
E di ç’është maji
por s’dua t’ia di
dhe ndryshimin mes ditës dhe natës nuk e vë re.
Netëve zakonisht bën më ftohtë
por heshtja është njësoj.
Dëgjoj zërat e zogjve në agim
dhe më kap gjumi menjëherë
nga dashuri e madhe që ndjej për ta.
Atë që dua s’e kam këtu
dhe ndoshta s’është asgjëkund.
Kaloj nga njëra ditë në tjetrën
nga dita në natë
si pupël e lehtë
që zogut kur i bie nuk e ndjen.
 
 

© shqipèroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s