Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
GJUHA SHQIPE
 
Tridhjetë e gjashtë tinguj ngjizen në palcën
                                                                e gjuhës
E vijnë me kumbim si ortekë bjeshkësh
E vijnë me jehona valësh kryengritëse
Të lumenjve të zbritur në fushat me lule të
                                                     Naim Frashërit.
Në ato fusha bashkohen e krijojnë fjalë
Të ëmbla e të hidhura si vet jeta.
Ashtit të moçëm i mëkojnë sythat
ndër dej të gjakut qarkullojnë të papërlyera.
 
Fjalët shpërthejnë nga e perëndishmja gjuhë
Me vrullin e zemrës, me ngrohtësinë e gjakut
Për ta krijuar trungun me rrezatim hyjnor
E fytyrën engjëllore të dalë nga Lufta e Trojës
Të ekspozuar në çdo varg homerik.
 
Gjuhë shqipe, ti zgjua bletësh
Fjalët tua pikojnë mjaltë dashurie
Kur shfaqen të stolisura me kurora dafine
Në fushat e lulëzuara të mendimit
Nëpër gurrat e freskëta të rrëfimit.
 
 
E PAKRAHASUESHME
 
U nisa rrugës me ndjenja dhe mendime për ty
Duke kujtuar çaste kënaqësie që pata shijuar
Ato shënojnë dashurinë e rrënjosur në zemër
Ato çaste që jetojnë dhe janë të pavdekshme
Ato çaste mrekullojnë dashuri të përjetshme
 
E pakrahasueshme je zor se gjendet një tjeter
Fat i mirë kur nisesh në çast të përshtatshëm
Ishe jeta me formë e përmbajtje të natyrshme
Çliruar nga frika me dashuri të ngrohtë zemre
Që n’çdo kohë ushqen me mirësi e mirënjohje.
 
 
SHFRYJNË VALËT E JETËS
 
Më vërshon në vesh një tingull i çoroditur
Më shtrëngon me vuajtje çmendurie
Nga padurimi zemra fillon të tendoset
Kërkoj të çlodhem të jem në paqë
Të dëgjoj zërin e ëmbël kur ti më flet
I etur t’i pi fjalët si nektarin e dashurisë
Ngado që shpërndahet nga kopshti yt
Sytë kërkojnë vetëm të të shoh
Shushurimë e çoroditur të pushojë
Që më ther e më vret vazhdimisht
Brigjeve të vetmisë zhurmon pluhuri
Si perde m’i mbyll bebzat e syve
S’më lë të shoh e ta njoh vetveten
Disa zëra buzëqeshin me tinguj të vrarë
Duke ecur udhës shfryjnë valët e jetës.
 
 
E MUGËT MBETET HARRESA
ASNJË AG S’E ZGJON
 
Nuk ka harresë të gabuar për njeriun e mirë
As hutim të mendjes, as përmbysje të zemrës
Vetëm shpërfillja mund të ketë shikim tjetër
Shpirti kur është i gjërë e heton mirësinë
Mirënjohës është ai edhe nëse kohërat e
                                                                   gjymtojnë
Kur dashuria hesht padurimi na shtyn përpara
Si shpërblim na kthehet në mendje të
                                                                   ndryshkur
Egërsia çon në shkatërrim ku sytë e vdekjes
                                                             presin gjahun
Thellojnë plagët që dhimbje kullojnë
E mugët mbetet harresa, asnjë ag s’e zgjon!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s