Poezi nga Ersid Karaj 

  
Poezi nga Ersid Karaj 
 
 
ATDHEU
 
Në fëmijëri, atdheu për mua ishin fjalët e nënës,
Këshillat, dhe krahu djathtë i babait në vështirësi.
Përrallat e gjyshërve pranë oxhakut të odës,
Dhe shëtitjet e gjata në lumin Shkumbin.
Si çdo ditë, ata zgjoheshin herët,
Kthenin filxhanin e kafes me një gllënjkë të shpejtë,
Bëheshin gati, ngarkonin mushkën për udhë,
ndërkohë që unë nuk kisha hapur as sytë e mjerë.
Mbas disa vitesh u rrita, për tokën që duhej punuar,
Mësova të kultivoja këngët, gjuhën e dheun,
Mësova t’i shërbeja kafshëve tona shtëpiake,
Mësova sesi t’i hidhja tokës plehun.
Dikur atdheun kështu e përfytyroja,
Duke imituar fjalët e bukura popullore që më rrëfenin gjyshërit;
Duke luajtur e shëtitur në fusha dhe në lumë,
Duke u gdhirë e duke u ngrysur çdo ditë njësoj…
Kaluan shumë vite, dhe prapë për mua atdheu mbeten ata:
Babai, nëna, gjyshërit, fushat dhe lumi.
Ky kujtim më ndjek nga pas kudo,
Sidomos mëngjeseve kur zgjohem nga gjumi.
 
 
NUK VDESIN POETËT
 
Nuk vdesin Poetët!
Edhe pse shpeshherë janë vizitorë të ferrit;
Ata përshkojnë rrugën e gjatë si Odiseja, për të mbërritur në Itakë.
Pa e menduar se kush do u dalë përpara,
Drita e lumturisë apo nata e trishtimit.
 
Nuk vdesin Poetët!
Udha e fjalëve të tyre ndonjëherë, është rruga drejt parajsës,
Rruga drejt kërkimit të dashurisë,
Rruga drejt yshtjes për ekzistencë;
Nga thonj të mprehtë që shënojnë në zemër,
po prapë nuk vdesin.
 
Nuk vdesin Poetët!
Edhe kur iu kthehet shpina prej engjëjve të armatosur.
Edhe kur hapat e tyre mbushen me fjalë të helmuara,
Edhe kur fluturojnë mbi qiejt e Europës, larg vendit të tyre.
 
Nuk vdesin poetët!
Përjetësinë dhe hapat e tyre i kini në vargje,
Edhe kur qëndrojnë palëvizur,
Edhe kur udhëtojnë me imagjinatën e pafundme përtej vetes,
 
Nuk vdesin Poetët,
Të vetmit lundertarë të palodhur të jetës!
 
 
FËMIJËRA
 
Fëmijëria ime ngjanë me gjethet e rreshkura të pemëve,
Ngjanë me njerëzit e kërrusur, pa të ardhme, pa libra,
Me duart bosh dhe me hapat e ngadalta;
ngjanë si shtëpi me dy kthina.
 
Fëmijëria ime ngjanë me sendet e hedhura në det,
ngjanë me fytyrat me rrudha dhe me duart me blozë,
Me alarmet e mesnatës në shi, në rrebesh;
ngjanë me stuhinë e fortë.
 
Fëmijëria ime ngjanë me orët e mbremjeve në dritare,
ngjanë me Perëndimin e diellit kur fshihet pas maleve.
Me ëndrrat e thjeshta, në pyje, në parqe;
ngjanë me përrallat e gjyshërve.
 
 
LOKOMOTIVA 
 
U bënë kaq shumë vite që jemi larguar,
Kujtimet e dikurshme vijnë pas si lokomotivë.
Ne ikëm larg vendlindjes sonë të shkretuar,
Braktisëm ëndrrat dhe dashurinë.
 
Hapat më heshtën, me ëndrrat dhe jetën,
Zëri yt është mpleksur brenda meje.
– Ç’po bëhet me ty tani? – pyes veten.
– Ku shkoi vajza e bukur, e ndjeshme?
 
Tani kohë e sertë erdhi për të dy,
Të qeshurat, ëndrrat, fjalët ikën.
Ne humbëm një dashuri të bukur në sy,
Si lokomotivë na ndjekin nga pas kujtimet.
 
*Poezi të pabotuara më parë, presin të botohen në librin e ardhshëm
 
© Të gjitha të drejtat janë rezervim i autorit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s