VESHUR ME FLLADE… / Nga: Dr. sc. Bardhyl MALIQI

 
Dr. sc. Bardhyl MALIQI
 
 
Pajazit Muhaj ëhtë emri emblematik i një ushtaraku shqiptar, që para 3 vjetësh u nda prej nesh nga infrakti elektrik në Itali. Ky është fjala ime, që unë e kam shkruar me ndjesi pozitive për të, për familjen e tij, për Jonidën, vajzën e tij të madhe, që e kam pasur nxënëse dhe për produktin artistik të Pajazitit,, të cilit i kushtohet kjo parathënie.
 
VESHUR ME FLLADE…
 
Një kafe me njerëzit, lidhjet me ta, simpatitë, komunikimi i ndërsjelltë dhe respekti reciprok shpesh dominojnë sjelljen dhe rnënyrën e jetesës sé qyteteve tè vogla. Urbanizimi dhe stresi nuk mund t’ia arrijnë të zhbëjnë aq lehtë atë çka shekujt e kanë mbrujtur né magjen e kohës. Kështu edhe lidhjet e mia me autorin e këtij libri janë krijuar né vite. Ato nuk kanë pasur kurrë tepri, për tè mos thënë se kanë qenë marrëdhënie korrekte, si ato që krijohen mes dy njerëzish tè njohur prej vitesh, por që puna nuk i ka lidhur deri né atë masë sa tè miqësohen. Kështu Pajaziti dhe unë kerni vite që përshëndetemi. E mbaj mend qysh né kohën kur shërbente si oficer karriere né Konispol. Kam krijuar për tè imazhin e një njeriu korrekt dhe tè sjellshëm, imazh që ndoshta nuk vjen thjesht nga detyra, uniforma dhe mënyra e jetesës sé tij prej ushtaraku, por që është cilësi e temperamentit dhe tipar i karakterit tè një njeriu, që profesionin e ka bindje dhe bindjen e shndërron né identitet.
 
Njohja më e thellë me Pajazitin është poezia, sharmi i sé cilës tè bën të jesh rnë njerëzor. Me sa duket ai brenda figurës nordike prej bjondi e karakterit tè ushtarakut ia ka arritur tè mbrujë bukën e dashurisë njerëzore me hojet e mjaltit magjik tè artit. Nuk është pak. Është nga ato vleraqë krijojnë ekuilibrat e nevojshëm në jetë. Ndaj poezitë për njerëzit e afërm apo të njohur né vite, si dhe poezitë pèr vendlindjen përbëjnë një simbiozë jetësore dhe artistike, një arritje të mirë né të dyja planet. Strukturat artistike të vjershave të tij janë mbresëlënëse. Ato kanë një shtrirje epiko-lirike si të polifonisë së jugut. Mbase kjo është arsyeja pse nëpër vargje ne arrijmë ta njohim miré atë. Pajaziti njeh dhe e njohin shumë njerëz, e pikërisht për këtë ka shkruar vargje realiste të arrira.
Njohja e imët e vendit, gjuhës, zakoneve e traditave, të krijon vetvetiu një lloj identiteti të ri. Dhe shpesh kjo është një rrobë që të rri miré, pasi t’i përshtatesh me té, të krijon një atashim shpirtëror të shumëfishtë. Një pjesë e përmbajtjes së këtij libri fokusohet pikërisht né këtë të vërtetë jetësore.
Po kush është Pajazit Muhaj? Ai është bir i një treve me emër dhe degë e një peme të shëndetshme, pasardhës i denjë i një familje të kulturuar dhe atdhetare. Për babanë e tij Abazin, për nënën Hyrijen, për gjyshe Melazijen, për dajo Salinë, si dhe për bashkëshorten e tij Mjaftoninë, për të tre fëmijët, për vëllazërinë dhe për miq e shokë, si dhe për shumë njerëz të tjerë të afërt e të njohur nuk do të flas më gjatë, pasi ai i ka skicuar bukur portretet e tyre nëpër vargje. Prania e shumë njerëzve, tiparet e tyre të gdhendura né detajet epiko-heroike, cilësitë e karakterit si dhe traditat e vlerat kulturore të familjes shqiptare i japin këtij libri një dimension të ri, e bëjnë atë më njerëzor.
 
Afiniteti që na krijon përmes imazheve të gjalla të vendlindjes së tij të veshur me flladet e Gribës e Kendrevicës, me aromat jetësore të Matohasanajt e të malësisë së Tepelenës, një prej magjive natyrore të Labërisë, na bën edhe ne si lexues të ndjehemi miré, bile më tepër se kaq, të ndjehemi si të lindure të rritur né këto vise. Mbase kjo është arsyeja pse nëpër vargje ne arrijmë ta shohim Bajazitin djalosh fare të ri duke rendur livadheve e rrugicave të vendlindjes prej 1 8 marsit të 1946-ës e deri né 1960-tën, kohë kur 14 vjeçari shtatlastar, i lé brigjet e pllajat e ashpra të Matohasanajt për të shkuar né shkollën ushtarake “Skënderbej” né Tiranë Kryeqyteti shqiptar i viteve 1960-’66, kohë kur Bajaziti kaloi adoleshencën né rrethinat e tij, mes bashkëmoshatarësh të kufizuar nga muret e shkollës ushtarake “Skenderbej” dhe shkollës së bashkuar të oficerëve, nuk arriti të krijonte impresione të tjera veç ngricës së miqësisë shqiptaro-sovjetike, që gjente shprehjen né skalitjen e një karakteri të fuqishém, të farkëtuar nën disiplinën ushtarake.
 
As emërimi në detyrë së pari né bregedetin e Sarandës me 1966-’69, as karrjera prej komandant batalioni né Shkallë të Konispolit né 1970-’75, as shkolla e komisarve né 1975-77, né Tiranë, as puna edukative prej komisari né shkollën e lirë në Delvinë me 1978-’83, as Akademia Ushtarake 1983-’85, né kryeqytet, as puna si sekretar politik i brigatës Krane nga 1985-sa né 1991-shin, as dalja ne pension te parakoheshem, nuk e ndryshuan atë kurs që mori jeta e tij në vitet shkollore, përkundrazi e kalitën dhe e forcuan më tej. Me një sy mund ta konstatosh lehtë se Pajazit Muhaj edhe tani që ka vite që merret me një biznes té vogël privat, ka mbetur po ai njeri që ke njohur dikur. Eshtë kjo biografi njerëzore që ka relievet dhe kulmet e veta. Ajo është derdhur në përmbajtjen e këtij libri, i cili nuk ka pretendime artistike, në kuptim të mirëfilltë, pasi autori as është shkolluar posaçërisht dhe as është motivuar artificialisht për të qenë poet. Por poet né shpirt është ama!
 
Të lindësh në zemër të maleve, të thithësh ajër lartësish, të nanuritesh në djepin e endërrave, e të zgjohesh prej krismave dhe britmës së heroizmave legjendare, ta duash të bukurën tek natyra, gruaja apo vajza, të fitosh kulturë e absorbosh dituri, të gdhihesh pa gjumë netëve kufitare, të ruash jetën prej kurtheve të vdekjes, t’i mbijetosh indiferencës së shtetit dhe sërish të qëndrosh né këmbë për të qenë njeri, ndër më njerëzorët e të gjithëve, kjo do të thotë se je poet me shpirt.
Të pasqyrosh në vargje vlera, mall, e dashuri, pse jo dhe ndjesi të larmishme për jetën; kjo është kënaqësia e tij e derdhur në vargje, duke çuar né vend dëshirat, amanetet e njerëzve, veçanërisht të nënës Hyrie. Kjo sepse fëmijëria e tij i përket atij brezi i cili u rrit dhe u edukua me krenarinë dhe vendlindjen, me majanë e kengëve kushtuar trimërive, të cilat ia mëkoi nëna né djep dhe ai i mban aq mirë në mendje. Për këdo vendlindja mbetet një oaz i pashuar malli, por veçanërisht për ata që janë larguar herët prej saj, mbetën të gjalla e të pashlyera mbresat dhe kujtimet, malet, pyjet, brigjet e burimeve, lugjet e gurrat, ku Iaheshin né kade, aroma e trëndelinës e livadhet e Iuleshqerrave. Çdo kujtim është një shuarje e etjes njerëzore né këtë oaz gjelbërimi. Ndaj dhe lashtësia e krahinës dhe në veçanti “qyteti”, Kalaja e Matohasane, ku Pajaziti lozte me shokë, kernbëzbathur me topin me lecka, kur shkonte në shkollën shtatëvjeçare “Selam Musai”, në Sinanaj, emri i krahinës Sinanaj emër nderimi pèr Arkitekt Sinanin i kanë mbetur né kujtesë pa e ditur që do të vinte një ditë, që do shkruante për to. Shtëpia ku ka lindur autori i këtij libri në Matohasanaj është ngritur mbi themelet e teqesë së Baba Saliut, i cili ka hapur shkollën shqipe ndër të parat né Labëri. Pajaziti kur ishte i vogël mban mend që ndizte qirinjë né dritaret e teqesë dhe nëna i tregonte se si e kishin internuar Baba Saliun, patriotin Sali Beqiri në Liban. Kështu i biri i fisit Muhaj ndjente një obligim shpirtëror dhe detyrim moral për të pasqyruar rrënjët, bëmat e fisit, historinë e gjyshërve e stërgjyshërve:”Krajlit kush javuri zjarrë?/ Veliko Muhaj me të vëllanë…”
Si nip i Breshane nuk kish si të mos krenohej e frymëzohej nga njgjarje të tilla mbresëlënëse që i kanë dhënë ernër Lopsit: “Dil steres e jo limanit të shikosh djemtë e vatanit/bijtë e Ismail Qemalit, trimat e Ismail Kaso kapedanit..”.
 
Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare është një tjetër burim frymëzimi për autorin. Ngjarjet historike që lidhen me Krahinën e Lopsit, vendlindjen e 500 partizanëve dhe 70 dëshmorëve vijnë né këtë libër përmes frymës së tyre epiko-lirike, me nje tis malli e ndjenjë dashurie të perjetësuar né kengën epiko-lirike labe “Lule more trima, që ratë për atdhe”, ku i këndohet dhe dajos së tij, trimit Mustafa Asllani Hyskaj nga Matohasanaj.
 
Jeta vazhdon dhe nuk mund të ndodhë ndryshe, të mos shkruash për të ardhmen, për vazhdimësinë, pra për fëmijët, veçanërisht kur të rriten e të shtegtojnë qyteteve té tjera si zogjtë nga folet e tyre, ndaj ai shkruan për djalin o tij, Avenirin, i talentuar né pikturë, për Jonidën, vajzën e madhe, ekonomiste e lartë, e sidomos për Gertën e vogël, që vazhdon për informatikë, për të cilën si çdo prind ka një debulesë të madhe, e cila pasqyrohet né vjershën kushtuar asaj.
Për Bajazitin kanë kaluar vite plot me njarje e histori, gëzime e strese, sidomos tani né tranzicion. Por ai ruan ende tè gjalla respektin dashurinë për trevat ku ka punuar: né Konispol, Delvinë e Sarandë, ku ka patur plot miq e shokë, ku njeh dhe e njohin shumë njerëz, e pikërisht për këtë ka shkruar vargje realiste dhe tè arrira.
 
Saranda, është vendi ku autori ka jetuar rnë shumë, i ka lënë mbresa e kujtime të pashlyera, me bukuritë e saj natyrore, me njerëzit e hijshëm e tè kulturuar. Këtu Pajaziti e ka gjetur veten shumë mirë, pasi ka 45 vjet që jeton dhe e ndjen veten me të vërtetë banor i vjetër i saj.
Ai ka shkruar vargje tè frymëzuara për Rivierën, për Sarandën, Butrintin e Lëkursin, për Jonin e kaltërt. E duke e quajtur banor tè vjetër tè saj ai thotë si me shaka: “Jam bërë né rolin e ciceronit”.
Në vargjet e Pajazitit pulson e vërteta autentike, pa koracën e luksit tè modës; shpirti poetik arrin t’ia marrë këngës labe, ta hedhë e ta kthejë, ta mbështesë me iso dhe të bën të ndjesh të bukurën, të të mallengjejë pikela e vesës mbi petalet e Iuleftoit dhe të të lëvrijë gjaku në rrema, prej emocionit të bukur. Por, jeta për tè vazhdon e shpresa mbetet gjallë, duke frymëzuar vizione të reja për tè ardhmen dhe vite më tè bukura e rnë të begata për vendlindjen dhe për Atdhe.
 
Sarandë, mars 2008

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s