Kalendari poetik Horion Enky (Claudio Bizzi) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Horion Enky (Claudio Bizzi)
 
Kalendari poetik: Horion Enky (Claudio Bizzi)
 
Nuk është e shkurtër lista me poetët pa të dhëna biografike (ose ndoshta nuk di unë të gërmoj si duhet në internet). Ja sot, njëri prej tyre që ka poezi interesante:
 
 
ME QENË NJERI MË I MIRË
 
Mos më pyet sa vjeç jam!
Prej kohësh vitet nuk i numëroj,
me jetën bashkë i lë të rrjedhin.
Kohën lë të rrjedhë si gjakun ndër rrëmbat
dhe ajo kurrë s’plaket.
 
S’mbaj mend kur jam lindur.
Më duket se jam gjithmonë këtu,
në kohën e pakohë duke jetuar,
ku e shkuara me të tashmen dhe të ardhmen ndërthuret.
 
Mendja historitë e mia i ka thëthirë,
çka po jetoj dhe kam për të jetuar, vazhdon udhën e vet ajo,
me vitet s’merret, kohës nuk i dorzohet
e më thotë se gjithmonë këtu kam qënë.
E përse të mos besoj çka më rrëfen,
po desha, lehtësisht e vërtetoj, kurrë s’më ka gënjyer,
ka një përjetësi që shpirtin tim shoqëron.
 
A ndoshta jam vetëm një ëndërrues dhe më nuk di
se çka jetoj, ëndërr qenka, marrëzi a e vërtetë.
Ky që më sheh jam, vetja ime, gjithnjë.
Kaq herë pas heshtjeve fshihem,
brenda zemrës sime mbaj vesh e vështroj.
Ti më shikon dhe përsenë kërkon të kuptosh. Nuk ka një përse.
Çdo herë vetvetja jam dhe jetoj vetëdijen
e një gërmimi të brendshëm, me qënë njeri më i mirë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s