Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

 
Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
BANKA ANKOHET
 
Shpesh banka ankohet,
se nga disa nxënës dëmtohet.
Pse me laps e shkarravisin,
ca me zhilet e grithin.
 
Disa fare nuk kanë kujdes,
ngjyrën mbi të e kanë derdh.
Ca të tjerë më kanë dëmtuar,
mbi mua me këmbë duke më mëshuar.
 
Kështu banka shpesh ankohet,
se nga disa nxënës dëmtohet.
Nga ata që nuk janë të disiplinuar,
se në shkollë janë, kanë harruar.
 
 
ANKESA E LAPSIT
 
Lapsi ngrit aktpadi,
akuza e tij,
bie në tre fëmijë.
 
Për të parin e thotë troç,
mua më le në shtëpi,
nuk më merr ku kam dobi.
 
Eh, i dyti akuzohet,
se pa nevojë lapsi shkurtohet.
 
Për të tretin flet me trishtim,
më përdor për shkarravinë.
 
Kur fëmijët e kuptuan,
ata shumë u turpëruan.
Këtë herë lapsi ua fali,
vlerën time më kuptoni,
njohurit tuaja nga unë i shënoni.
 
 
KUSH E THEU XHAMIN?
 
Ai u bë copë e thërrmija,
nga një rast aksidental,
topi Gimit bëri skandal.
 
Asnjë fajin nuk e pranon,
topi thotë i mërzitur,
shqelmi Gimit i erdhi papritur.
 
Ju fëmijë duhet kuptoni,
në dritare gol mos bëni.
 
 
DUART
 
Të pastra si bora,
bukën e shijojnë.
Të forta çelik,
kur e përshëndet një mik.
 
Njëra-tjetrën e plotëson,
por të djathtës detyrën
ia beson…
 
Se sa vlerën duart kanë,
çdo gjë nga to del në mejdan.
 
Kur sheh shkrimin mrekulli,
thotë e majta sa të kam zili.
 
Por, me to ke kujdes,
se një gisht. zjarr mund të ndez.
 
 
RREGULLAT FLASIN
 
Në këtë orë kujdestari,
rregulla parë flet,
për pastërti.
 
Ata që shkëlqejnë nga pastërtia,
mësuesja u thotë,
komplimentet e mia.
 
Një djalosh i strukur në qoshe,
flokët e tij sikur bohçe.
Jo kështu, ore Gëzim,
pastërtia s’do përtim.
 
Nëse jemi te edukata,
të respektojmë pleq e plaka.
Mësimet me rregull t’i mësojmë,
njëri-tjetrin ta ndihmojmë.
 
 
NGA LIBRI
 
Nga libri gjithçka mësoni,
mendjen me dituri e pasuroni.
Gjithçka që në libër do gjeni,
askund nuk mund ta blini.
 
Nga libri mos u largoni,
aty e shihni si është gjithësia.
Lexoje me kujdes,
se edhe ti në planet bënë pjesë.
 
Sa herë me të bëjë dialog,
bëhem unë astrolog.
 
Intelektin ta zhvillon,
ec me kohën të udhëzon.
 
Me trimat sikur flet,
historia tregon këtë të vërtet.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s