Kalendari poetik: Maria Pawlikowska (1891-1945) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Maria Pawlikowska
 
Kalendari poetik: Maria Pawlikowska (1891-1945)
 
U lind më 24 nëntor 1891, në një familje piktorësh, Maria Pawlikowska-Jasnorzewska, dramaturge dhe poete e njohur si Safo polake dhe “mbretëresha e poezisë lirike” në Poloninë e ndërmjet dy luftërave botërore. Ja një poezi nga poetja polake në 130 vjetorin e lindjes:
 
 
LUTJE (…mes reve)
 
O puthja ime që je lart në qiell
Mes shpirtit të shtogut e të zambakut!
Bijë e yjeve je dhe e gjakut!
Puthja ime që je lart në qiell!
 
Je brendi e mendimit dhe dëshirës!
Ushqim je, që shpirtin tim ma këndell!
Stuhi e ëndërrt! Prrallë jaseminësh!
O puthja ime, që je lart në qiell!
 
Buzët që thahen kur koha u soset
Dhe ngjyrosin çdo lule dhe kërcell,
Dheu në të purpur do të ngjyroset
 
Dhe pastaj këndon jotja violinë,
Që mua do t’më japë përjetësinë,
O puthja ime që je lart në qiell!
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s