Kalendari poetik: Paul Celan (1920-1970) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Paul Celan
 
Kalendari poetik: Paul Celan (1920-1970)
 
Sot është 101 vjetori i lindjes së Paul Celan-it, poet rumuno-hebre, gjuhën e nënës kishte gjermanishten, gjë që e ndihmoi të njihte poetë si Gëte, Rilke, Rembo. Vendlindja e tij, Bukovina, atëhere i përkiste Rumanisë, më pas ish-BRSS, sot Ukrainës. Shkoi në Berlin për studime në vitin 1938, kur u kthye vendlindja e tij qe në Bashkimin Sovjetik, kështu që s’mund të lëvizte më. Më pas vendi u pushtua nga gjermanët; prindët i vdiqën në kampe përqëndrimi, Paul shpëtoi prej atyre kampeve duke punuar si ndihmës në një klinikë psikiatrike; më 1945 u vendos pushteti komunist, pas nazistëve filluan përndjekjet e të kuqve. U largua drejt Evropës, në Vienë, pastaj u vendos në Paris. Gjendja e tij mendore pësoi një goditje të fortë kur vejusha e poetit francez Yvan Goll e hodhi në gjyq për kopjim, Arriti ta rrëzojë akuzën, por pasojat që i la kjo tronditje i vuajti gjithë jetën. Një natë prilli në vitin 1970 i dha fund jetës duke u hedhur nga ura Mirabo mbi lumin Senë. Ja një poezi e tij:
 
 
RRJETË FJALËSH
 
Sy i rrumbullakët pas hekurave të dritares së qelisë.
Qepalla, kafzhëz e lebetitur,
sa ngrihet paksa,
lejon të kalojë një vështrim.
Bebëza e syrit, pluskuese, e errët e pa ëndrra:
pastaj, qielli, zemër-gri.
Nga kahja që merr drita
ti merr me mend shpirtin.
(Isha si ti. Ishe si unë.
A s’na përfshiu e njëjta erë?
Jemi të huaj.)
Dyshemeja. Lart,
pranë njëri tjetrit,
dy pellgje zemërgri:
dy
kafshata heshtje.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s