PËRGJYSËM DUA T’I NDAJ SEKONDAT / Poezi nga Enertin Dheskali

 
Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
PËRGJYSËM DUA T’I NDAJ SEKONDAT
 
Përgjysëm dua t’i ndaj sekondat me ty,
Dhe zemrat në një rrahje dua t’i çoj,
Të trokasin portave të universit,
Duke kërkuar përjetësinë e një ndjenje,
Që i ngjan një vullkani të çmendur,
Me llavë pasioni shpërndarë nëpër endje…
 
Në vargjet e mia ngrihet e ardhmja,
Veshur me kurorën e puthjeve,
Që në vështrimin tënd ka bëre folenë.
 
Në thellësitë e shpirtit drithëron dashuria,
Si një zogth i vogël që këndon agimeve,
E që mes buzëve të tua më zgjon…
 
Përgjysëm dua t’i ndaj sekondat me ty,
E me petale ndjenjash ta mbush këtë hon…
 
-ENERTIN DHESKALI-
(22 Nëntor 2021)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s