Poezi nga Iva Katundi

 
Poezi nga Iva Katundi
 
 
Kur unë të mos jem
 
Dita ime me mua mos u mërzit!
Mund të mbetesh pa hapat e mi të nxituar,
I fala jetës artin tim,
Se të qenit njeri është të qenit një krijim!
 
Trupit falje i kërkova,
Zemrës me turp iu shfaqa,
Harrova që rinia nuk kthehet përsëri,
Dita ime me mua mos mbaj mëri!
 
E dija që kur vjen në jetë,
Çfarë kërkojmë të na falë jeta?
Nuk jemi një prezencë,
Bëjmë artin e jetesës
 
 
Poezia është jetë
 
Agimet zgjon,
Ndonjëherë hesht,
Je ti muzg,
Që prehjen thërret
Aura e emrit tim,
Zemra ime forcë merr
Ti je dashuri që nuk shterr,
Poezia ime, nga unë ti linde!
 
 
Imazhi nusëror
 
Ti fragrancë e aromave,
vjedhur nga lulet e bukurisë,
Pafajësia jote sikur ngre stërkala,
dashuria kuqëlon mbi ty
 
 
Përse të mos ëndërroj?
 
Përleshet acari ziliqar,
me dorashkat e mia
 
Hijeshi, me fërfërima jashtë,
unë pres një përqafim
 
Ëndrrat janë vetë forca,
Ato na përndjekin.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s