Shiu i vjeshtës… / Poezi nga Mirela Leka Xhava

 
Poezi nga Mirela Leka Xhava
 
 
Shiu i vjeshtës…
 
Butësisht në heshtje troket pika e parë, e dytë, e tretë
si notat e Vivaldit mbi pentagramin e qelqtë,
si hapat e pasigurtë të fëmijës që fillon të ecë,
si fjalët e një dashurie mbi petale,
si thinjat që zgjohen një nga një pakuptuar,
si rrudhat që “zbukurojnë” ballin e duart,
si orët që ecin e vrapojnë të çudnuara,
drejt një pafundësie kohe,
apo për të arritur fundin e pafundësisë
duke i lënë dëshirat jetime…
 
Le të ikin, të makthmet, orët e deformuara,
si Alisë në botën e mrekullive
në lumin e shi-lotëve le të mbytem.
Për të ngelur e parritur sa një gishtëzë,
me gjethet e vjeshtës, vjeshtërisht stolisur.
Të mos më shohë njeriu i akullt, sythëngjill,
të mos më zbardhë dëbora përmbi flokë,
të mos me ndalë Zonja Orë e të më thotë;
-fli, tani është tepër vonë!…
 
Butësisht në heshtje, troket pika e parë, e dytë, e tretë
si notat e Vivaldit mbi pentagramin e qelqtë,
ku molla e Njutonit në dimensionin e katërt ka mbetë,
dhe shiu i vjeshtës s’ ka më gravitet…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s