Shiu nëntorit / Poezi nga Ilir Paja

 
Poezi nga Ilir Paja
 
 
Shiu nëntorit
 
Ushtri e shiut zbriti zhveshur nga çadrat e reve.
Pasi shkrepëtimë e armikut sulmoi prapavijat e qiellit.
Njerëzimi nxitoi të mbrohet me çadrat mbi veten.
Në vendstrehimet e këpucëve jashtë mbetën gjethet.
 
Vjeshta si mesogrua harron të prekë flokët e lagur.
E lë dhembjen e qullur t’i rrëshaqsë para syve.
Shkreptima tani është shumë dhembje të rënësh.
Ajo përmes prekjes së trupit nis të krehë shpirtin…
 
Dita mes shiut dhe reve e humbet udhën.
Këpucët i shtyn trembja dhe era tërheq me dhëmbë lidhëset.
Nga ushtri e shiut nuk ka të shtëna dhe të rënë të humbur.
Si mesogtua vjeshta e kthen gjithçka në fund puthje.
 
Tani në çadrat e reve kanë mbetur zgjimet si sklepa sysh.
Pikat e shiut nga kërcimtarë tani janë si gllënka uji në gota.
Në kafene dikush derdh kafenë nga dridhja e dorës si shkreptimë.
Jashtë vjeshta nis të ecë si në homazhe mbi gjethet e rëna.
Nga pardesytë e varura, kapelet dhe çadrat
Lagështira nis të avullojë duke e pranuar humbjen.
Avulli që ngrihet nga kafetë dhe filxhanë çaji
Si joshja e një burri nis dhe i kërkon ndjesë
Kësaj mesogruaje…
 
20.11.2021.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s