BANOR I NJË GRUAJE / Poezi nga Rudina Çupi

 
Poezi nga Rudina Çupi
 
 
BANOR I NJË GRUAJE
 
Ashtu si për shijen e mirë nën gjuhë
çdo grua ka nevojë për banor…
 
Ti më banon.
Fut çelësin në bravën me buzë dhe shkrak!
Rruazat kurrizore hapen.
Ofshamat hollohen si perde në erë
Kur ti futesh në prehër si në derë.
Prek çelësin e dritës dhe gëzimi shpërthen
E kulmin si çati alpine ma mpreh
Si majë lapsi…
Lehtë majën e gjuhës ma rrëshqet
Më lag me lëpimë si fletë duhani
E më puthit
Më tëholl në të gjithë gjatësinë
E unë bëhem shtresë
E ta ndjej shijen e karbonit:
Është e mprehtë…
 
Vërvitja e lapsit në gojë është ves për poetë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s