Nuk harrohet… / Poezi nga Eva Kacanja

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Nuk harrohet…
 
Tashmë lundron,
Në ujërat e thella të shpirtit tim,
Lundron,
I pafajshëm,
I veshur me këmishën e dhimbjes,
I tërhequr në anijen e ikjes,
përmallohesh me fotografitë.
Përpëlitesh në kilometrin e dhjetë,
Kërkon të çlirohesh,
Por këputesh,
Si një zog i rënë,
në kuvertë…
Nuk më duhen fjalët,
Di gjithcka për Ty,
M’i ke mësuar të gjitha,
Me intelektin e dashurisë,
I zbuloj kodet…
Ngrihu!
Mbi botën ngrihu,
Dhe mbi paudhësitë.
Gjeje diellin mbi re,
Kufizat nuk janë për ne,
Ne jemi infinit…
I zakonshëm mos vdis!
Njëmijë herë po të ikësh,
Njëmijë herë do ta përsëris,
NUK HARROHET!
Mos u mundo!
S’ka pikë…
As kryeradhë, jo!
 
E.Kacanja
21.11.’21🍀

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s