Poezi nga Ana Toma

 
Poezi nga Ana Toma
 
 
Kur të dhemb gjithçka…
 
Kur të dhemb gjithçka dhe shpirti qan
ke përjetuar më të bukurën ndjenjë,
deri në dejet e gjakut,
aty ku fshihet ëmbëlsia, jetë.
 
Shëtiti ç’lodhshëm në ata sy,
pa përtesë, pa u lodhë.
Shkëlqimi i buzëqeshjes, Grua!
Më e hijshme, dhuron të dytën jetë.
 
Dashuroi zjarrin e trupave
duke u ledhatuar në gjumë.
E mësoi se ç’do të thotë të jesh e lumtur.
 
Kur puth në buzë
Është ajo e vërteta, e parrëfyer në asnjë Dhiatë.
 
Ndërto për të, tempullin më paqësor,
me një fron pritjeje, për çdo stinë takimi.
 
Kur të dhëmb gjithçka dhe shpirti qan,
dije, se paske jetuar lumturinë e pafund.
Përderisa ndien aq fort dhe nuk e len me ikë,
ajo asht Hana, që s’mund t’jetosh pa dritë!
 
 
Si më parë…
 
Çdo natë ëndrra ime kërkon sytë e tu
të dashur, të qeshur,
si më parë!
 
Kërkon të mbështesë kokën
mbi gjoksin tënd sa qielli,
aq butësisht, ngohtësisht,
si më parë!
 
Çdo natë ëndrra ime,
me ty fle dhe zgjohet,
në kujtesën e brishtë,
fshehur, si më parë!
 
Buzët përvëluar,
për një puthje tënden,
një melodi e heshtur,
si më parë!
 
Shkëputut nga vëllimi poetik “Hana e Korrikut”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s