Poezi nga Charles BUKOWSKI (1920-1994) / Shqipëroi Kolec P. Traboini

 
Poezi nga Charles BUKOWSKI (1920-1994)
 
Autor i rreth 60 librave me poezi, tregime dhe 6 romane. Poet i rrugëve një ndër themeluesit e rrymës Underground.
 
 
RRËFIM
 
duke pritur vdekjen
si një mace
shtrirë në krevat
 
Më vjen aq keq për
gruan time
 
ajo do të më shohë
të ngrirë
të bardhë
trupin
do ma shkundë një herë
e ndoshta
sërish
“Hank!”
por Henku nuk do të përgjigjet
kurrë më.
 
nuk është vdekja ime
ajo që më tmerron, por gruaja ime
tek qëndron pranë trupit
të pajetë.
Unë dua që
ajo ta dijë
pse
të gjitha netët e
gjumit
pranë saj
 
gjithmonë në heshtje
e pa kundërshtime
në të gjitha gjërat, ishin
të mrekullueshme
 
e një fjalë me peshë
që gjithë herë pata frikë
ta them,
tani mund të
ta shpreh:
 
Të dua!
 
 
XHEJN
 
225 ditë nën bar
ti e di më mirë se unë, tashmë.
ai e ka thithur gjakun tënd
e ti je si një shkop i tharë në shportë.
si është e mundur të ndodhë kjo?
në këtë dhomë
orët e dashurisë
ende bëjnë hije.
 
kur ti ike
more shumë prej meje,
more gjithçka që mund të merrej.
unë gjunjëzohem tani netëve
para tigrave
që nuk duan të më lënë të jetoj.
 
çfarë ti ishe
nuk mund të bëhesh sërish.
tigrat tashmë më kanë gjetur
por unë as dua që t’ia di.
 
 
DHE HËNËN, DHE YJET, DHE BOTËN
 
Shëtitjet e gjata në mbrëmje
kjo gjë e mirë është për shpirtin.
Vjedhurazi në dritare
shikoj amvisën e lodhur
duke u përpjekur për të luftuar
pijanikët e çmendur, burrat e tyre.
 
 
RËNIE
 
lakuriq në një qoshe të shtëpisë,
ora 08:00, spërkat me vaj susami
mbi trupin tim, Jezus, a kam ardhur
unë për këtë?
dikur jam përleshur në shteg të errët për një
qeshje.
tani nuk jam duke qeshur.
spërkatem me vaj e pyes veten,
sa vite duhen?
sa ditë?
gjaku im është prishur, është i errët
engjëlli ulet në trurin tim.
gjërat janë bërë për diçka dhe
shkojnë në asgjë.
unë e kuptoj rënien e qyteteve, të
kombeve.
një aeroplan i vogël më kalon mbi kokë.
shoh lart sikur të ketë një kuptim
shikimi lart.
 
është e vërtetë, qielli është i pisët:
ai nuk i takon asnjërit prej nesh.
 
 
DOG
 
I vetmi qen
shëtit fillikat në të nxehtin e rrugëve
të verës
duket se ka pushtet
mbi një mijë sende
kush është ky?
 
 
NGA KY ÇAST
 
Gjithçka është një farsë,
aktorë të mëdhenj,
poetë të mëdhenj,
shtetarë të mëdhenj,
piktorë të mëdhenj,
kompozitorë të mëdhenj,
dashnorë të mëdhenj,
 
është farsë, farsë, farsë,
historia dhe faktet e saj,
harrojeni atë, harrojeni atë.
ju do të filloni gjithçka nga e para.
nxirrni të gjitha jashtë.
ju jeni vetëm nga ky çast.
vështro thonjë e duarve.
preke hundën tende.
fillo.
dita nis flakërimin e saj
përmes teje.
 
Nga libri “CHARLES BUKOWSKI 2019”
 
 

Shqipëroi: Kolec P. Traboini

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s