KOHA ËSHTË NJË TRËDAFIL I BARDHË… / Poezi nga Shazim Mehmeti

 
Poezi nga Shazim Mehmeti
 
 
KOHA ËSHTË NJË TRËDAFIL I BARDHË…
 
Shpirt!
Koha është
një trëndafil i bardhë
që çel n’mëngjes,
venitet n’mbrëmje.
 
Dhe çel sërish
n’mëngjesin tjetër,
dhe mbrëmjen tjetër
venitet sërish.
 
Eh,
edhe ti, si koha
një trëndafile e bardhë je:
venitesh, lëvaresh.
 
Por,
t’vjen, t’mbështjell hija ime,
t’bie fryma ime n’vesh,
të pëshpërisin flokësh
hukamat e mia,
lëvrijnë gishtat e mi
mbi lëkurën tënde,
mbi barkun tënd piano,
dhe venitja t’humb.
Të lëpin gjuha ime,
dhe ti nis shkëlqen.
Zhytem, bëhem ujë
në trupin tënd,
dhe trupi yt këndon…
 
Koha është uji i vetes,
Zemër,
unë jam uji yt…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s