Poezi nga Merita Paparisto

 
Poezi nga Merita Paparisto
 
 
Kështu fillon
 
Ja, kështu fillon…(gjithmonë)
hëna duhet të jetë e re
si një drapër i hollë
apo profili i një gjiri
që ushqen me dritë të bardhë
fetusin e një ëndrre…
 
Ja, kështu fillon…. (pothuajse gjithmonë)
një dorë shkarpa të lagura anës pyllit,
( të thatat nuk para gjënden në kohët e sotme)
një strall dhe një eshkë
dhe ethja e një dëshire
 
Ja, kështu fillon….
zjarri i mekur si flakë e një qiriu
i frikshëm për të gjitha qëniet prej dheu
i lakmueshëm për të gjitha qëniet pa ngrohtësi
fatal për gjithkënd që përpiqet ta ushqejë
pastaj çdo gjë shkrumbohet…
hëna me fytyrën e plotë si tullumbace i fryn zjarrit
dhe ai kafshon me urinë makute të pangopur
Ha, pa meshirë dhe shkatërron,
pikërisht dorën qe i jep “bukë”.
 
©M.P. ( Nga vëllimi “Përtej…” )
 
 
Ndjesi
 
n’kohna krejt t’qeta
m’vinë shpesh ndjesina t’trishta
vrunduj gjethesh t’çmenduna
prej nji vjeshte t’shkartisun
prej nji vjeshte pa kohë
prej nji vjeshte pa emën
 
erna qe kurrë s’i kam pa’ njoftë
e as emnin s’ia kam ditë
ambël m’pëshpërisin
m’ftojn me vallzue
n’nji vals pa kangë
n’nji vals pa kambë
 
i pys për ty, a t’kan pa?
m’thon se t’kan pa
n’liqenjt e syve t’mi
t’u m’prit
e përmbi suprinë,
fytyrën e vet
tue soditë.
 
 
Hej…
 
Hej
është muzg,
petalet e bardha të melankolisë
po bien një nga një
Do gdhihet nje frut i bukur
nesër në mëngjes
që do kërkojë veç diell
 
Hej….
mbamë…
mos më ler të bie
në këtë muzg që po këputet…
 
©M.P.
( “Solstice” 2020)
 

One thought on “Poezi nga Merita Paparisto

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s