Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 
Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
Mes egërsisë dhe paqes
 
Nën ritualin dehës,
mes egërsisë dhe paqes,
më vellon huazuar fatit të mjegullt,
drejtuar symbyllur,
për tek shpërbërja e vetvetes…
Vrapo, o shpirti im, vrapo,
përpara mospërfilljes e erës të vijnë,
përpara se zemra e gjunjtë të të lerë,
përpara se flokët nëpër pyll të mbijnë.
Vrapo me vellon e mjegullt,  vrapo,
sepse pendët e palloit dinak po largohen,
zmadhohen, zvogëlohen, zvogëlohen, zvogëlohen…
Ndaj, bjer shpirti im, ngrihu shpirti im, vrapo,
vrapo, derisa te shfaqet bota e syrit!
 
 
Gjunjëzuar
 
I piku malit për mua,
sa më pa të pikëlluar,
u ul e i gjunjëzuar,
aq më tha , bëj durim!
Po, sa larg!
Aq larg mërguar
e rreth zeros rrotulluar,
përmbi gur rri sot menduar,
as e qeshur, as lotuar….
Thjesht. E humbur në mërgim…!
 
 
Më fshih
 
Më fshih
nën lëkurën tënde
më bridh veç ku do ti,
të jepem e tëra, shpirt,
sepse, vetëm ti më kupton.
Kam shekuj pa prekur
dyert e braktisura
pa kënduar shqipen,
e puthur tokën tonë.
oh…, oh…, vetëm ti!
Ti më bën vërtet
vërtet, vërtet të qaj
të të ngulem thellë në gji
të plas në lot, në vaj
të ndjej Beki Fehmiun
në dete ulërimash
të prek në trupin tim
kafshim -dhimbje sirenash…
Tregoju zogjve zemër
ku do më treten gjinjtë
kur loz e qesh me erën
si dallga prek shkëmbinjtë
kur vajza Arëmëne
këndoi për Shqipërinë,
që atëherë zonjë-kalaja
la verë, filloj rakinë…
Oh…oh …!
më fshih
nën lekurën tënde
më bridh veç ku do ti,
të jepem e tëra, o shpirt,
sepse, vetëm ti më kupton.
Kam shekuj pa prekur
ëndrrat e braktisura
pa kënduar shqipen,
pa puthur tokën tonë…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s