Kalendari Poetik: Florbela Espanka (1894-1930) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Florbela Espanca
 
Kalendari Poetik: Florbela Espanka (1894-1930)
 
Sot, më 8 dhjetor, është data e lindjes së poetes dhe shkrimtares portugeze, emri i plotë i së cilës është Flor Bela de Alma da Conceição. Jeta e saj qe e shkurtër, por e ngjeshur, e trazuar, plot me vuajtje shpirtërore, që Flor, si poete diti t’i kthente në poezi me vlera. Qe fëmijë jashtë martese e Zhoão Maria Espanca dhe Antónia da Conceição Lobo. Gruaja e Zhoaos nuk lindte fëmijë, por atij i pati dhënë lejën të kishte fëmijë me gra të tjera; një prej tyre qe Flor, që njihet me emrin artistik Florbela Espanka. Pas disa orvajtjesh pa sukses për vetvrasje, vrau veten ditën që mbushi 36 vjeç. Sjell sot këtë shqipërim prej saj:
 
DËSHIRA TË KOTA
 
Doja me qënë si deti krenar, me dallgë
Që në pafundsinë e tij qesh e këndon!
Doja me qënë si gur, që kurrë s’mendon,
Si gurët e rrugëve, të fortë, të ashpër!
 
Doja me qënë si dielli, që ndrit e ngroh,
Të mjerin dhe fatkeqin me ato rreze!
Doja me qënë si pema, me gjethe plot
E dashur botë, me ty deri në vdekje!
 
Por edhe deti, shpesh qan, i trishtuar…
Edhe pema, sikur lutet, e përgjëruar,
Drejt qiellit ngre krahët, si një besimtar!
 
Dhe diell i fuqishëm, kur mbaron çdo ditë,
Skuq, sikur lot gjaku derdh duke dhënë shpirt!
Dhe sa për gurët…eh…e kush nuk shkel mbi ta!
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s