Kalendari poetik: Gioconda Belli, 9 dhjetor 1948 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Gioconda Belli
 
Kalendari poetik: Gioconda Belli, 9 dhjetor 1948
 
Poete, gazetare dhe shkrimtare nga Nikaragua; u lind 73 vite më parë në Managua në një familje me prejardhje italiane; stërgjyshi i saj pat mërguar në kohën kur punohej për hapjen e Kanalit të Panamasë. Pati të gjitha mundësitë financiare të mësonte në Spanjë dhe më pas në SHBA, ku diplomoi për gazetari. Pas viteve ’90 jeton në Kaliforni duke vazhduar me sukses karrierën si shkrimtare. Ja përzgjedhja ime sot në përvjetorin e lindjes së poetes nga Nikaragua:
 
 
KUR TË PLAKEM
 
Kur të arrij pleqërinë – në arrifsha të plakem-
në pasqyrë do të shihem e rrudhat do të numuroj,
gjeografinë e brishtë të lëkurës sime të çtendosur.
Atëherë do të numuroj dhe gjurmët që lotët dhe ankthet
lanë në këtë trup që ngathtësisht dëshirave të mia u përgjigjet,
jetën do të shoh të rrjedhë nëpër rrëmbat blu,
rrathët e zinj poshtë syve,…
E di që zemra ime – kryeneçe – ende do të dërgojë tiktakun e saj –
dhe dyshimet e horizontet pafund
përsëri do të përshëndesin
mëngjezet e mia.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s