Poezi nga Anila Qirjazi Mihali

 
Poezi nga Anila Qirjazi Mihali
 
 
DETI NË SYTË E TU
(Vajzës sime vullnetare në spital Covid -19)
 
Me drithërimë shpirti ,qëndroj qerpikëve të tu.
Grusht brenda tyre bërë globi .
Me klithma humbjesh dhe fitoresh pafund,
me çaste sfidash e ekstazë emocioni .
 
Merakun për ty mban kjo minibota ime.
Në skajin më të largët,
ritmet në zemër
po çajnë udhët e kapura,
mes vetëtimash shprese.
 
Ulem mes valësh që deti yt më sjell.
Stuhi ngrihet në qenien time prej nëne.
S’me bindet asnjë pritë e asnjë breg
të ndalë të dhimbshmet vërshime.
 
Ti bluzë e bardhë me paqen në deje,
hyre mes luftrash e frymësh që mbi duar të ndalin.
Koha e keqe pikërisht në fillimin tënd volli vrere,
i vështirë bija ime misioni yt.
heroina ime,
çasti ty ta besoi kohën e furtunave në dete..
 
 
Sfera e ndryshimit
 
Kjo sferë e shndritshme e rrumbullt,
butësinë e lëmimtë më lë mbi gishta.
Kur ja thotë mendja bie e përhumbur
e sahati i dorës mbetet pa shkak .
 
Pas sahatit ikën dhe çasti i bukur
një natë magjike me drita që përthyhen,
ikën dhe agu vjeshtës së purpurt,
zgjimi i gjethnajës pas puthjes .
 
Kur mendja ja thotë kësaj sfere
s’ka kohë çasti të rrijë me mua,
por frymës ende të avullt në cdo rahje ,
i gatit shtratin për të dimëruar .
 
Në mes të rrugës i lë ca gjëra
të vyera ose jo s’ka rëndësi më.
Nëse egoja ngre lart flatra si fajkua,
nëse e vërteta peshon nën zë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s