Poezi nga Behare Daja Kasa

 
Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
ti më flet…
 
…e gratë bëhen xheloze
u shkëndrisin sytë atje tej
tek ulur
në stolin e thyer të parkut thashethemnajën e ditës
tjerrin
dhe thurin këmishën time të natës
 
ti më qesh
e gurëzit e lumit përkarshi
zbardhen më tepër
i zë me dorë një nga një
e u fshi shkumën
mes gropëzave mbetur
si grua luaj me ta
 
le të fillojë shiu
le të vijnë dallgët
asgjë s’do gjejnë në breg
unë s’jam më
më pive ti
lumë shpirti
me dallgë tokësore
 
… luginat janë çarë
nga vjeshta e thatë
e vau ka etje…
 
 
ti më vjen kaq bukur…
 
…sa druaj të të prek,
të të prek duart, buzët, të të prek më tej,
e tërë qenia jote më lartësohet pa skaj,
brenda syrit tim, tretesh, bëhesh varg.
 
ti më vjen kaq bukur, sa druaj të të ndjell,
çdo grimcëz e jotja, më kthehet në shi,
ikin retë e shpirtit, ikin, rendin larg,
melodinë e zërit qelizave më ngjiz.
 
 
ti ngacmon…
 
…e unë nepërkë zalli
të kundërpërgjigjem
me të vetmin dhëmb
pa helm që kam
 
ti e di
se
nëse ngacmon nepërkën
dy rrugë ka
ose të zë e vdes
ose e zë dhe e vret
 
… nepërkat nuk mbahen në gji
të zura e më vrave në një…
 
 
Seç më kap një mall i kotë…
 
…Mall që djeg, që përvëlon,
Mall që zemrën ma zhurit,
Mall që shpirtin ma shkatërron.
 
Dhe në çastet e mallit tim,
Seç buçet një lot i njomë,
Lot që faqet m’i përshkëndit,
Lot që fjalët m’i bën copë.
 
Dhe në mallin tim të kotë,
Ti s’je larg, por s’je as afër.
Kur je larg të kërkoj falje,
Kur vjen pranë s’të lë t’më falësh.
 
… dhe mes nesh si një fajtor,
endet malli krahëhapur…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s