FOTOGRAFIA E VJETËR / Poezi nga Odise Kote

 
Poezi nga Odise Kote
 
 
FOTOGRAFIA E VJETËR
 
Fotografi bardh’ e zi, një adresë qê s’tē kujtohet mirë.
Buzëqeshje e parrezistueshme gjer në fund të jetës.
Dhe sytë … ah sytë si çelësat që ende s’kanë ngrirë.
Nuk ishte e paprekshme, as i përkiste një bote tjetër.
 
Nuk ishte e paprekshme, as i përkiste një bote tjetër.
Një burrë nuk e humb pasionin deri kur të vdesë.
E çojnê port më port ëndjet – vela, anija e vjetër …
T’i lexojë letrat e pahapura, pa za zarf e pa adresê.
 
Një burrë nuk e humb pasionin deri kur të vdesë.
Le të ikin vitet, drit’ e pashuar që shpjegon vetveten.
Djegë e ngasje, si verë e kuqe në qelqe do të mbesë.
S’i përkiste një bote tjetër dhe as ishte e paprekshme.
 
Fotografia bardh’ e zi, një adresë qê s’tē kujtohet mirë …

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s