La teksto de la intervjuo en TV SCAN, la 4-an de decembro 2021 pri Esperanto (Teksti i intervistës në TV SCAN 4 dhjetor 2021 për esperanton) / Surpaperigis Bardhyl Selim

 
Bardhyl Selimi
 
 
Teksti i intervistës në TV SCAN 4 dhjetor 2021 për esperanton
 
 
Të ftuar: Juri Andoni,gjimnazist i “Partizanit”, 15 vjeç, antari më i ri i Shoqatës Esperantiste Shqiptare
Bardhyl Selimi, pensionist, 76 vjeç, sekretar i Shoqatës Esperantiste Shqiptare
Drejtuese e emisionii “I pazakonti”: Jenida Vladi.
 
Jenida e hap emisionin duke përshëndetur në esperantisht “Salutojn al ĉiuj. Vi estas sekvanta la
elsendon “La eksterordinara” (Tungjatjeta të gjithëve. Po ndiqni emisionin “I pazakonti”.
Pastaj ajo vazhdon: Më kuptuat? Besoj se jo. Sapo fola në gjuhën më të pazakontë në botë, në
esperantisht. E pazakontë, jo pse është e vështirë, përkundrazi është shumë e thjeshtë, sepse nuk ka
asnjë fjalë të re. E pazakontë për misionin e saj, për një botë pa dasi etnike, ku të flitet kudo një gjuhë e
përbashkët, pra, njerëzit të mirren vesh nga pozita të barabarta. Është krijuar nga një mjek okulist polak
më 1887 dhe ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Edhe në Shqipëri! Edhe në çdo moshë! Esperanto do të
thotë “njeriu që shpreson”, për një botë më të drejtë, më paqësore, më miqësore. Sot do shihni që atë e
flasin njerëzit e çdo moshe.
Ndërkohë paraqitet Bardhyli duke treguar si u njoh me esperanton”
“Ishte dhjetor 1961, pra 60 vjet më parë. Po kaloja në trotuarin pranë shtëpisë së kulturës “Ali
Kelmendi” në Tiranë aty ku sot është kafe “UFO”. Në murin e saj lexoj lajmërimin: “Kurs i gjuhës
ndërkombëtare Esperanto. Ora 10. Ҫdo të dielë”
Kaq! U bëra kureshtar.
 
Menjëherë në ekran del Juri që paraqitet në esperantisht:
 
“Saluton! Mi estas Juri, mi loĝas en Tirana, mi estas 15 jara”
(Tungjatjeta. Unë jam Juri, banoj në Tiranë. Jam 15 vjeç)
Pastaj dalin drejtuesja Jenida dhe Bardhyli, ku Jenida propozon që, së bashku, të shqiptojnë shprehjen
“Vi estas ekster ordinara” (Ju jeni i jashtëzakonshëm). Kështu bëjnë të dy.
Në vazhdim, paraqitet Juri duke shëtitur në parkun e kryeqytetit. Drejtuesja sqaron se ai e shfrytëzoi
periudhën e pandemisë për ta mësuar gjuhën e rrallë të “njeriut që shpreson”. Ai nuk e kish menduar se
është i vetmi 15 vjeçar në Shqipëri, që e flet këtë gjuhë.
Ajo e pyet Jurin:
-A e mendon se je njëriu më i pazakontë ndër gjimnazistët në Shqipëri, nga që, krahas gjuhëve të tjera,e
flet edhe këtë gjuhë të rrallë?
– Jo, përgjigjet Juri.
– Ҫfarë është për ty Esperanto?
– Për mua Esperanto është një mënyrë shumë e thjeshtë komunikimi që i përbashkon njerëzit, i bën ata
ta quajnë njëri-tjetrin vëllezër e motra. Ky ka qenë edhe synimi i krijuesit të saj.
– Gjatë pandemisë shokët dhe shoqet e tua shikonin filma ose lexonin libra, kurse ti mësove Esperanton.
Si ndodhi kjo?
– Që 11 vjeç, kisha dëgjuar emrin e gjuhës, por nuk mendoja të interesohsha për të. Përgjithsisht kam
prirje ndaj gjuhëve, në gjurmët e gjyshit tim që fliste katër gjuhë. Në verën 2020 u njoha me një
aplikacion për esperanton, por ende nuk vendosja ta mësoja atë duke mbajtur një qendrim skeptik si të
tjerët. Në vjeshtë 2020 kushërira ime më foli për një ish profesorin e saj në universitet dhe më dha librin
e tij të esperantos. Profesori më shkroi dhe më tregoi më shumë hollësi për gjuhën. Ende nuk po
vendosja pse duhet ta mësoja gjuhën, ndonëse, sikurse thashë, kisha prirje. E pyeta profesorin: përse na
duhet esperantoja? Ai më tha se, veç të tjerash, (misioni i saj përbashkues), ajo të ndihmon të mësosh
më lehtë gjuhët e tjera etnike (frëngjisht, gjermanisht, italisht etj), pasi ajo është bazuar në to.
– Si vazhdove më tej?
-Mbaja shënime nga interneti dhe librat, profesori më dërgonte me email detyra, që i zgjidhja çdo javë.
-E bënte me pasion këtë punë profesori? Apo donte të kishte një pasardhës?
-Po. Shoqata esperantiste shqiptare nuk është e madhe dhe anëtarët e saj janë të moshuar. Profesori
është përpjekur ta mbajë gjallë atë.
– Po pastaj?
 
-Profesori më ka dhuruar disa libra në esperantisht, edhe nga autorë shqiptarë. Me poema, përralla,
novela. Një ndër ta ishte “Arneja –Vikingu i gogël” Ai më propozoi ta përktheja. Punova gjatë verës 2021
se mendova kështu do ecja përpara me gjuhën. Përdora edhe fjalorin në internet dhe arrita ta përfundoj
përkthimin në vjeshtë 2021.
– Si ndihesh tani që ke përkthyer në një gjuhë të rrallë një libër, kur, po të dalim këtu rrotull e të pyesim,
besoj askush nuk ka dijeni për esperanton.
-Asnjëherë nuk jam ndier më krenar se tani! Edhe vetë habitem qysh arrita ta përkthej këtë libër.
– Ti ke marrë pjesë edhe në konferenca virtuale ndërkombëtare esperantistësh?
– Vetëm në dy konferenca. Njëra zhvillohej në Zagreb, kushtuar një përkthyeseje esperantiste kroate. Më
ftoi zonja Marija Belosheviç. Unë fola për përvojën time të përkthimit me “Arnenë-vikingun e vogël”.
– Kishte moshatarë të tu në konferencë?
– Jo, vetëm unë isha në moshë të re. Të tjerët ishin të rritur dhe seriozë.
– Më bëj një paraqitje të vetes në esperantisht!
– Saluton! Mi estas Juri. Mi loĝas en Tirana. Mi estas 15 jara. (Tungjatjeta. Unë jam Juri. Banoj në Tiranë.
Jam 15 vjeç)
– Të them të drejtën, nuk kuptova asgjë…Si e sheh të ardhmen tënde? Ҫfarë dëshiron të bëhesh? A
mendon që Esperanto do të shërbejë për diçka?
– Ende nuk e kam të qartë çfarë do të bëhem. Mbase bëhem poliglot si gjyshi im.
– Ҫfarë mund t’u thuash bashkëmoshatarëve të tu?
– Mund t’u them që të ndjekin pasionin e tyre. Kështu mund të fitojnë profesionin e dëshiruar nga ata
vetë dhe jo të imponuar.
-Jo me zor..
Juri vazhdon: Profesor Bardhyli më ka ndihmuar shumë dhe më ka bërë shumë dhurata me libra. Ai
është tepër aktiv dhe shërben si model edhe për mua.
Në ekran paraqitet Bardhyli, ulur në tryezë duke pirë çaj. Jenida sqaron se Bardhyli është 76 vjeç dhe ka
dhënë 40 vjet matematikë në të gjitha ciklet e shkollës. Nga prapa, vjen Juri me librin e tij në dorë.
Takohet me profesorin dhe i dorëzon librin. Profesori e pranon me kënaqësi.
Jenida lajmëron se tani do dëgjoni një dialog në esperantisht midis atyre të dyve.
– Hola Juri! (Tung Juri)
– Saluton profesoro! (Tungjatjeta profesor)
– Kiel vi fartas? (Si je)
 
– Bonege, dankon. (Shumë mirë, falemnderit!)
– Kiom da lecionhoroj vi havis hodiaŭ en la lernejo? (Sa orë mësimi kishe sot ën shkollë)
– Ĉiutage ni havas sep horoj. (Ҫdo ditë kemi shtatë orë)
 
Jenida ndërhyn.
– Profesor, jam shumë me fat që ju kam juve sot këtu!
– Unë jam më shumë me fat se ju. Ju jeni në fillim të jetës dhe do takoni shumë njerëz. Ndërsa
unë jam i moshuar dhe meraku ynë është që punën tonë ta vazhdojnë të rinjtë si Juri. Pas dy
javësh Juri do mbajë një ligjëratë me bashkënxënësit në gjimnaz dhe do shpërndajë metoda të
esperantos. Shpresojmë se ai do gjejë ithtarë, kureshtarë të esperantos. Shoqata jonë tashmë
është mplakur. Si kudo në Europë. Ju kam sqaruar në një letër pse Esperanto nuk përqafohet
masivisht nga njerëzit, arsye psikologjike, politike, nacionaliste etj.
– Ju jeni 76 vjeç, përveç se keni dhënë matematikë , keni qenë redaktor në gazetën “Zëri i
Popullit”, jeni marrë me esperanton. Ҫfarë ju shtyu në këtë fushë? Si u njohët me këtë gjuhë?
Më duket se kjo ka ndodhur 60 vjet më parë.
– Pikërisht në dhjetor, si tani të vitit 1961. Ishte një e dielë e bukur. Po kaloja në trotuarin pranë
ish Shtëpisë së Kulturës “Ali Kelmendi” aty ku sot është kafe UFO. Në murin e saj lexoj një
lajmërim “Kurs i gjuhës ndërkombëtare Esperanto. Ҫdo të dielë, ora 10”
Në atë shtëpi kulture zhvilloheshin kurse muzike, vallëzimi, kishte edhe mjedise për kurse,
mbledhje. U ngjita në katin e dytë. Në dhomën, ku zhvillohej kursi, takoj një burrë të moshuar.
Ishte ingjinieri Ҫefo Fico, i biri i ish Ministrit të jashtëm të Mbretit Zog, Rauf Ficos. Dukej pak i
sëmurë, fliste me vështirësi. Por ne e dëgjonim, çdo të dielë, një orë. Metoda e mësimit ishte një
broshurë sa pëllëmba e dorës, me rreth 40 fletë. Broshura quhej “Ҫelësi i Gjuhës Esperanto”.
Mësova më vonë se broshura të ngjashme ishin shkruar në të gjitha gjuhët e Europës. Në shqip e
kish sjellë zoti Fico. Vetë ai, student në Itali në vitet 20 të shekullit XX, kish fituar një konkurs në
Esperanto dhe kish fituar një biletë për udhëtim falas nëpër tërë Italinë!. Broshura përmbante
16 rregullat gramatikore dhe një fjalorth rrënjësh minimum.
– Ҫfarë ju tërhoqi drejt esperantos?
– Jo vetëm kureshtia. Unë kisha prirje për shkencat e sakta, matematikë, fizikë. Esperanto kishte
një strukturë gramatikore pa përjashtime, përvetësohej lehtë. Aq lehtë sa, brenda tre muajsh,
isha në gjendje të korrespondoja me esperantistë të huaj në nivelin elementar, natyrisht. Por
korrespondenca atëhere ishte e vështirë, pasi mbikqyrej, ndonëse ishte e dobishme, përfitoje
më shumë se në orën e mësimit. Më parë korrespondonim në rusisht me moshatarë nga ish
Kampi Socialist. Shoqata jo qeveritare nuk lejoheshin.
– Ҫfarë ndodhi pastaj?
– Pritëm vitin 1991 kur formuan Shoqatën Esperantiste Shqiptare. U formuan edhe degët nw
Durrës, Shkodër, Pogradec..
– Vendosëm të ngrinim kurse, se përmes tyre do shtohej numri i shqiptarëve esperantistë. U
afruan me dëshirë të rinjtë dhe studentët.
– Vërtet kishte interes te të rinjtë?
 
– Kishte, sepse atëhere Shqipëria praktikisht ishte e izoluar nga Europa, për shkak të
mosliberalizimit të vizave. Të rinjtë e shihnin esperanton si një mënyrë për të “çarë” në botë. Në
2010, kur e fituam liberalizimin e vizave, interesimi ra. Mbetën vetëm ata të apasionuarit.
– Në universitet u ngritën dy kurse të mëdha, po ashtu në gjimnaze, në shkollën pedagogjike,
ekonomike, të gjuhëve të huaja, në shkolla fillore. Në fund të vitit bëhej një provim për nivelin
elementar.
Pastaj kaluam në një fazë të re. Në atë të përkthimit të letërsisë shqipe në esperantisht dhe
anasjellas. Janë gjashtë romane të Ismail Kadaresë të përkthyera, dy romane të Fatos Kongolit
edhe të botuara, po ashtu novela të Ylljet Aliçkës, poema të Luljeta Lleshanakut.
– Vërtet?
– Po. Në fakt këtë punë e kish nisur para nesh Cuk Simoni nga Shkodra, përkthyesi i Pinokios së
Pirandelos..Në vitin 1929 ai botoi një histori të Skënderbeut drejt në esperantisht. Libri i tij në
Europë shërbeu shumë kohë si “pasaportë” e Shqipërisë te esperantistët. Një kopje të librit ma
dërgoi një mik nga Britania dhe unë u mrekullova nga përmbajtja dhe cilësia gjuhësore. E
përktheva në shqip dhe e botova.
– Profesor, a pëlqehen këto libra, a shiten nëpër librari?
– Këto libra janë në bibliotekat kombëtare të Tiranës e Prishtinës, edhe gjetkë. Jashtë pelqehen,
ndonëse tirazhi është i vogël, në krahasim me gjuhët kombëtare që mbështeten nga shteti.
Gjithçka bëhet mbi baza vullnetare.
– Ju jepnit mësime, kishit edhe detyrime të tjera, çfarë ju mbajti mbërthyer pas esperantos?
– Më mbajti pasioni, misioni përbashkues i Esperantos. Ideja e brendëshme e saj është
mirëkuptimi njerëzor. Gjatë promovimit të librit me poezi “Bota është një pejsazh me ngjyra të
shndrritshme” të Eqerem Bashës në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, ishte i pranishëm edhe
zoti Adem Demaçi. Pasi dëgjoi bisedat tona me esperantistët e të huaj, i mrekulluar ai më tha:
kisha kohë që e ëndërroja një gjuhë të tillë asnjanëse, që i vë popujt në pozita të barabarta! Këtë
e thosj Demaçi vizionar! Ngjashëm ndodhi dikur më Ghandin, mendimtarin dhe udhëheqësin
indian. Kur një esperantist zviceran i foli për thelbin e esperantos, ai u entuziasmua aq shumë sa
e luti atë ta shoqëronte një muaj dhe t’I mësonte këtë gjuhë të veçantë.
Gjuhët kombëtare të vendeve të mëdha sidomos, ndikojnë kulturalisht nganjëhere edhe për keq
në gjuhët e vendeve të vogla. Madje edhe Gjermania e madhe nuk po e përballon dot trysnine e
anglishtes, ndërsa Franca po nxjerr ligje pas ligjesh për ta mbrojtur frëngjishten..Esperanto luan
një rol mbrojtës.
– Esperanto do të thotë “njeriu që shpreson” Ҫfarë shpreson ai?
– Shpreson një botë më të mirë, në mirëkuptim, në mirëqenie, pa luftra.
– Esperanto është e përhapur në gjithë botën, në 125 shtete..
– Po, ne kemi një adresar me emrat dhe telefonat e klubeve esperantiste në qytetet kryesore.
Esperantistët kanë një prirje solidariteti për njëri-tjetrin. Te ata mund të bujsh disa ditë, mjafton
që të jesh i tillë.
– Si i thonë në esperantisht “Ju jeni i pazakontë!”
– Vi estas eksterordinara!
– Ta themi bashkë: 1.2.3!
– Vi estas eksterordinara!
 
– Ankaŭ vi estas ekster ordinara!
 
E zbardhi intervistën Bardhyl Selimi, 13 dhjetor 2021
 
 
 
***
 
La teksto de la intervjuo en TV SCAN, la 4-an de decembro 2021 pri Esperanto
 
 
Invititaj: Juri Andoni, gimnaziano de “Partizani”, 15 jara, la plej juna membro de la Albana Esperantista
Asocio
Bardhyl Selimi, sekretario de la Albana Esperantista Asocio, 76 jara.
La prezentistino de la elsendo “La eksterordinara”, Jerina Vladi
 
 
Jenida malfermas la elsendon salutante en Esperanto: “Salutojn al ĉiuj. Vi estas sekvanta la elsendon “La
eksterordinara”
Tuj poste ŝi daŭrigas: Ĉu vi komprenis min? Mi kredas ke ne. Fakte mi ĵus parolis en la plej
eksterordinara lingvo enmonde, en Esperanto. Eksterordinara, ne ĉar ĝi estas malfacila, kontraŭe, ĝi
estas tre facila, ĉar ĝi disponas neniun novan vorton. Ĝi estas eksterordinara pro ties misio, por mondo
sen etnaj diskrimacioj, kie ĉie oni parolu komunan lingvon, do, la homoj interkompreniĝadu je egalaj
pozicioj. Ĝi estas kreita de pola okulisto en la jaro 1887 kaj transvivis ĝis hodiaŭ. Ankaŭ en Albanio!
 
Ankaŭ en ĉiu aĝo! Esperanto signifas “homo esperanta”, por mondo pli justa, pli pacema, pli amikema.
Hodiaŭ vi vidos ke tion parolas homoj de ĉiuj aĝoj.
Dume aperas Bardhyl rakontante kiel li konariĝis kun Esperanto.
“ Estis decembro 1961, do 60 jaroj antaŭe. Mi estas irante preter la domkulturo “Ali Kelmendi” en
Tirana, tie kie hodiaŭ estas la kafejo UFO. Sur ties muro mi legis la anoncon: :Kurso de la internacia
lingvo Esperanto. Je deka oro. Ĉiun dimanĉon”. Tiom! Mi ege scivolemiĝis.
Tuj sur la ekrano aperas Juri kiu sin prezentas en Esperanto:
“Saluton! Mi estas Juri, mi loĝas en Tirana, mi estas 15 jara”
Poste aperas la prezentistino Jenida kaj Bardhyl, kie Jenida proponas ke ambaŭ prononcu kune la frazon
“Vi estas eksterordinara” Tiel ili ja faras
Tuj sekve, aperas Juri promenante en la ĉefurba parko. La prezentistino klarigas ke li pasigis la
pandemian periodon por eklerni la raran lingvon de la “homo esperanta”. Li ne estis pensinta ke fakte li
estas la sola 15 jarulo nuntempe en Albanio, parolanta ĉi tiun lingvon.
Ŝi demandas al Juri:
– Ĉu vi pensas ke vi estas la plej neordinara homo inter la gimnazianoj en Albanio, ĉar, preter aliaj lingvoj
parolas ankaŭ ĉi tiun raran lingvon?
– Ne, respondas Juri.
– Kio estas Esperanto por vi?
– Por mi Esperanto estas maniero tre simpla de komunikado kiu kunigas la homojn, igas ilin konsideri
unu la alian kiel gefratoj. Ĉi tio ja estis ankaŭ la celo de ties kreinto.
– Dum la pandemio viaj geamikoj spektis filmojn aŭ legis librojn, dum vi lernis esperanton. Kiel tio okazis?
– Ekde kiam mi estis 11 jarulo, mi aŭdis pri la nomo de la lingvo envorte, sed mi ne pensis ke iam mi
interesiĝus pri ĝi. Ĝenerale mi emas al la lingvoj, sur la spuroj de mia avo parolinta kvar lingvojn. Somere
de 2020 mi konatiĝis kun aplikaĵo pri Esperanto, sed ankoraŭ mi ne decidis eklerni ĝin, sintenante
skeptika kiel la aliaj homoj. Aŭtune de 2020 mia kuzino parolis pri eksa ties profesoro en la universitato
kaj donis ties lernolibron de Esperanto. Profesoro mem alskribis min kaj rakontis detale pri la lingvo. Mi
ankoraŭ ne decidis kial mi devus lerni tiun lingvon, kvankam, kiel mi jam diris, mi emis al la lingvoj. Mi
demandis profesoron: kial estas bezonata Esperanto? Li klarigis ke kromalie (ties kuniga misio), ĝi helpas
por eklerni pli facile aliajn etnajn lingvojn (francan, germanan, italan ka), ĉar ĝi estas bazita sur ili.
– Kiel vi daŭrigis?
– Mi notis el interreto kaj libroj, la profesoro sendis al mi hejmtaskojn kiujn mi solvis ĉiusemajne.
 
– Ĉu la profesoro faris tiun laboron pasie? Aŭ li strebis posteulon?
– Jes. La esperantista asocio estas jam malmultnombra kaj maljuniĝinta. La profesoro klopodis vivteni
ĝin.
– Kaj poste?
– La profesoro donacis al mi kelkajn librojn en Esperanto, verkitaj ankaŭ de albanaj aŭtoroj. Kun
poeziaĵoj, fabuloj, noveloj. Inter ili estis ankaŭ “Arne- la eta vikingo”. Li proponis al mi traduki ĝin. Mi
laboris dum la somero 2021, ĉar mi pensis ke tiamaniere mi progresus en la lingvo. Mi uzadis la vortaron
en interreto kaj sukcesis fintraduki ĝin aŭtune 2021.
– Kiel vi sentas vin nun post la traduko de libro en rara lingvo, ĉar se ni demandus la homojn ĉirkaŭe,
certe neniu scius ion pri Esperanto.
– Mi neniam min sentis pli fiera ol nun! Ankaŭ mi mem miras kiel mi sukcesis traduki tiun libron!
– Vi jam partoprenis ankaŭ en internaciaj virtualaj konferencoj de esperantistoj?
– Nur en du konferencoj. Unu okazis en Zagrebo, dediĉite al kroata esperantista tradukistino. Min invitis
sinjorino Marija Beloŝeviĉ. Mi parolis pri mia sperto de tradukado kun “Arne- la eta vikingo”.
– Ĉu estis en la konferenco samaĝuloj viaj?
– Ne, nur mi estis tiel juna. La ceteraj estis plenkreskuloj kaj seriozaj.
– Mi petas, prezentu vin en Esperanto!
– Saluton! Mi estas Juri. Mi loĝas en Tirana. Mi estas 15 jara.
– La veron dirante, mi komprenis nenion!..Kiel vi vidas vian estonton? Kion vi deziras fariĝi? Ĉu vi pensas
ke Esperanto utilos al vi?
– Mi ankoraŭ ne havas klara kion mi fariĝos. Probable mi fariĝos poligloto kiel mia avo.
– Kion vi dirus al viaj samaĝuloj?
– Mi povas diri al ili ke ili sekvu sian pasion. Tiel ili akiros la deziratan profesion memstare kaj ne altrude.
– Ne perforte…
 
Juri daŭrigas: Profesoro Bardhyl helpis min multe kaj donacis multajn librojn. LI estas tre aktiva kaj
servas kiel modelo ankaŭ por mi!
 
Sur la ekrano aperas Bardhyl, sidanta kaj teumanta. Jenida klarigas ke Bardhyl estas 76 jara kaj instruis
40 jarojn matematikon en ĉiuj cikloj de la lernejoj. Malantaŭ li aperas Juri alvenante kun sia libro
enmane. Li renkontas profesoron kaj enmanigas al li la libron. La profesoro akceptas ĝin plezure.
Jenida anoncas ke nun la spektantoj aŭkultos dialogon inter ambaŭ ili en Esperanto.
– Hola Juri!
– Saluton profesoro!
– Kiel vi fartas?
– Bonege, dankon.
– Kiom da lecionhoroj vi havis hodiaŭ en la lernejo?
– Ĉiutage ni havas sep horojn.
 
Jenida intervenas.
 
– Profesoro, mi estas tre bonŝanca ke vi estas hodiaŭ ĉi tie!
– Mi estas pli bonŝanca ol vi. Vi estas en la vivokomenco kaj renkontos multajn homojn. Dum mi
estas maljuna kaj mia zorgo estas ke nian laboron daŭrigu la junuloj kiel Juri. Post du semajnoj,
Juri prelegos antaŭ siaj samklasanoj en la gimnazio kaj disdonos al ili lernolibrojn de Esperanto.
Mi esperas ke li trovos disĉiplojn, scivolemulojn pri Esperanto. Nia asocio jam maljuniĝis. Kiel ĉie
en Eŭropo. Mi jam estas klariginta vin en mia letero kial Esperanto ne estas ĉirkaŭbrakita amase
de la homoj, estas psikologiaj, politikaj, nacionalistaj ka kialoj.
– Vi estas 76 jara, krom la instruado de matematiko vi estis iam redaktoro en la ĵurnalo “La Voĉo
de la Popolo”, kaj okupiĝis per Esperanto. Kio motivigis vin al tio? Kiel vi konatiĝis kun ĉi tiu
lingvo? Ŝajne, vi konatiĝis kun tiu lingvo 60 jarojn antaŭe?
– Ĝuste tiel, decembre 1961. Estis bela dimanĉo. Mi preteriris sur la trotuaro apud la eksa urba
domkulturo “Ali Kelmendi”, tie kie hodiaŭ estas la kafejo UFO. Sur ties muro mi legis ls anoncon
“Kurso de la internacia lingvo Esperanto. Ĉiun dimancon je la deka horo”
En tiu domo oni okazigis muzik kaj danckursojn, estis ankaŭ ejoj por lernokursoj, kunvenoj. Mi
supreniris al la dua etaĝo. En la ĉambro kie okazis la lernokurso, mi renkontis aĝulan viron. Estis
la inĝeniero Ĉefo Fico, la filo de la eksa ministro de la eksteraj aferoj de la reĝo Zog la Unua, Rauf
Fico. Li aspektis iom malsana, parolis malfacile. Sed ni aŭskultis lin, ĉiun dimanĉon, unu horon.
La metodo de la lingvo estis tiom granda kiom la homa manplato, kun ĉirkaŭ 40 folioj. La
broŝuro nomiĝis “Ŝlosilo de Esperanto”. Pli malfrue mi eksciis ke similaj broŝuroj ekzistis en
diversaj lingvo de Eŭropo. En la albanan ĝin tradukis Ĉefo Fico. Li mem, estante studento en
Italio dum la jaroj 1920, venkis konkurson pri Esperanto kaj tiel akiris trajnbileton por travojaĝi la
tutan landon! La broŝuro entenis 16 gramatikajn regulojn kaj radikvortareton je minimuma
vortokvanto.
– Kio vin motivigis al Esperanto?
 
– Ne nur scivolemo. Mi emis al la ekzaktaj sciencoj, matematiko, fiziko. Esperanto posedis
gramatikan strukturon sen esceptoj, kio facile asimiliĝis. Tiel facile kiel, ene de tri monatoj, mi
kapablis korespondi kun fremdaj esperantistoj je elementa nivelo, nature. Sed
la korespondo tiamtempe estis malfacila, ĉar oni surveis ĝin, kvankam ĝi estis utila, dank’a ĝi vi
profitus pli multe ol dum la lecionhoro. Antaŭe ni korespondis en la rusa kun niaj samaĝuloj el landoj
de la eksa Socialista Tendaro. Neregistaraj asocioj estis malpermesataj.
– Kio okazis poste?
– Ni atendis la jaron 1991 kiam ni fondis la Albanan Esperantistan Asocion. Formiĝis ankaŭ ties
branĉoj en Durrës, Shkodër, Pogradec, ka.
Ni decidis starigi lernokursojn, ĉar tra ili pliiĝus la nombro de albanoj esperantistaj. Alproksimiĝis
dezire la gejunuloj kaj gestudentoj.
– Ĉu vere ekzistis intereso ĉe la gejunuloj?
– Jes, ekzistis, ĉar tiamtempe Albanio praktike estis izolita lando disde Eŭropo, pro neliberaliziĝo
de la vizoj. La gejunuloj vidis ĉe Esperanto vojon por “eskapi” en la mondon.
En la jaro 2010, kiam albanoj akiris la rajton de la libera moviĝo tra Eŭropo, la intereso falis.
Restis nur la pasiiĝintoj. Ni starigis en la universitato du grandajn lernokursojn, same en la
gimnazioj, en la pedagogia mezlernejo, en la fremdlingva mezlernejo, en la ekonomia
mezlernejo, ankaŭ en la elementaj lernejoj. Je la kursofino okazis ekzameno pri la elementa
nivelo.
Poste ni transpasis al nova fazo. En la tradukado de la albana literaturo al Esperanto kaj inverse.
Estas jam ses romanoj de Ismail Kadare tradukitaj, du romanoj de Fatos Kongoli eldonitaj,
samtiel noveloj de Ylljet Aliĉka, poemoj de Luljeta LLeshanaku.
– Ĉu vere?
– Jes, ja. Fakte ĉi tiun laboron inicis antaŭ ni Cuk Simoni el Shkodër, la tradukinto de Pinokio de
Pirandelo. En la jaro 1929 li eldonis historian de Skanderbeg tute en Esperanto. Lia libro en
Eŭropo servis kiel ia “pasporto” pri Albanio por la esperantistoj. Ekzempleron de la libro alsendis
min brita amiko esperantista kaj mi raviĝis pro la enhavo kaj lingva kvalito. Mi enalbanigis ĝin kaj
eldonis ĝin.
– Profesoro, ĉu oni ŝatas ĉi tiujn librojn, ĉu ili vendiĝas en la librovendejoj?
– Ĉi tiuj libroj estas jam en la naciaj bibliotekoj de Tirana kaj Prishtina, kaj aliloke. Oni ŝatas ilin
eksterlande, kvankam la librokvanto estas malgranda, kompare al la eldonaĵoj en la naciaj
lingvoj, subtenataj de la ŝtato. Ĉio fariĝas volontule.
– Vi instruis, vi havis ankaŭ aliajn obligojn, kio tenis vin alkroĉite al Esperanto?
– Min tenis la pasio, la kuniga misio de Esperanto. La interna ideo ĝia estas la homa
bonkompreniĝado. Dum la promociado de la libro kun poeziaĵoj “La mondo estas pejzaĝo kun
brilaj koloroj” de Eqerem Basha en la nacia biblioteko de Prishtina, ĉeestis ankaŭ sinjoro Adem
Demaĉi. Aŭskultinte niajn konversaciojn kun la fremdaj esperantistoj, tre ravita, li diris:
Mi delonge revadis pri tia lingvo neŭtrala, kio metas la homojn en egalaj pozicioj! Tion diris
Demaĉi, homo vizionulo!
 
Simile okazis iamtempe ankaŭ al Ghandi, granda sciulo kaj gvidanto hindia. Kiam svisa
esperantisto parolis al li pri la esenco de Esperanto, Ghandi tiel entuziasmiĝis kiel li petis la
svison akompani lin dum unu monato kaj instrui al li esperanton, tiun apartan lingvon.
La naciaj lingvoj aparte tiuj de grandaj landoj, influas kulture iamtempe ankaŭ negative al la
lingvoj de la malgrandaj landoj. Eĉ la granda Germanio ne povas kunfronti la premon de la angla,
dum Francio lanĉas apartajn leĝojn por protekti sian lingvon.
Esperanto ludas ĉiaspekte protektan rolon.
– Esperanto signifas “homo esperanta”. Kion esperas li?
– Li esperas pri mondo pli bona, en bonkompreniĝado, en prospero, sen militoj.
– Esperanto estas disvastiĝinta en 125 landoj, preskaŭ en la tuta mondo…
– Jes, ni disponas pri adresaro kaj telefonlibro de la esperantistaj klubejoj en la ĉefaj urboj.
Esperantistoj karakteriziĝas de solidareco unu al la alia. Vi povas tranokti ĉe iliaj hejmoj senpage,
se vi estas mem esperantisto.
– Kiel oni diras en Esperanto “Ju jeni i pazakontë! (Vi estas eksterordinara)?
– Vi estas eksterordinara!
– Ni diru tion kune: 1,2,3!
– Vi estas eksterordinara!
– Ankaŭ vi estas eksterordinara!
 
Surpaperigis Bardhyl Selimi, 14-an de decembro 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s