NJË PSHERËTIMË SHPIRTI! / Poezi nga Ajne Iberhysaj

 
Poezi nga Ajne Iberhysaj
 
 
NJË PSHERËTIMË SHPIRTI!
 
S’e di ta them me fjalë
Shpesh, fjalët më ikin
Të gjitha ikin e treten…
Vetëvriten me veten
Për atë që syri sheh
E goja nuk e flet dot,
Përveç lehtas nxjerr
Një psherëtimë shpirti.
Nuk është e lehtë
Pas çdo psherëtime
Humbasim sytë në qiell
E vërshon një lumë
Pa shtrat,
Valë që rrëmbjenë trupin
Shpirti noton
Me ujin e zi…
As Vjosës nuk i ngjan.
I ngjan lumit
Pa shtrat.
Ka trupin tim
Dhe tëndin
Vjosa në syrin e kaltër
Digjet nën shtratin
Pa ujë…
Rrëmben me vete
I kreh valët nën gurë
Vjosa vërrshon
Në sytë e tu
Dhe buron
Nga shpirti uji i zi…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s