Poezi nga Ana Toma

 
Poezi nga Ana Toma
 
 
Dashurisë së lënë përgjysmë
 
Rrezet e para të dritës së diellit,
prekën dhe shkëlqyen butë,
flokët e gjatë, të pakrehur.
 
Sytë e ndezur nga lumturia,
depërtonin çdo lloj drite.
 
E qeshura e kënaqësisë
bëhej aq e madhe,
sa zgjohej krejt bota e fjetur,
prej pandemisë.
 
Flisnin pa fjalë.
Veç me gjuhën e syve,
merreshin vesh.
 
Natën,
kur lëkura e trupave avullonte,
fshiheshin nëpër ëndërra,
duke ia lënë vendin, Hanës.
 
Ata nuk e deshën kurrë vetminë,
por i kënduan gjithmonë,
dashurisë së lënë përgjysmë.
 
 
Mirëmëngjes…
 
Mirëmëngjes,
diell i botës së përtejme;
Që shndrin dhe ngroh,
qiellin e tjetër kujt.
 
Jashtë është natë,
nuk ka as Hënë as Diell;
Mbi qiellin tim
është një mbulesë e zymtë.
 
Në errësirën e kësaj nate,
të paqtë e të ngrohtë
t’a marr dorën e djathtë,
dhe e vë mbi shpirt.
 
Veç dy sytë e tu
bëjnë dritë në këtë dhomë.
Njësoj sikur Dielli,
në qiellin ku shndrit!
 
 
Nëse ti do mundesh…
 
Nëse ti do mundesh
t’ia ruash zemrën
pa ia ligështuar,
më shumë sesa e ka,
do të pikturojë me mendje
veç për ty një Qiell,
ku ti të ulesh lirshëm,
me Diell dhe me Hanë.
 
Nëse ti do mundesh
t’ia dëgjosh deri n’fund fjalën,
gjithçka mban në shpirt,
që askush s’i di,
do të ndërtojë n’zemër,
një kështjellë t’madhe,
që Qiell dhe Tokë
të t’a kenë lakmi.
 
Nëse ti do mundesh…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s