Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
Kryq i shtremëbruar
 
Po më thahesh, krahu im i majtë, po më thahesh,,,
nuk di që yndyrnat s’të kanë mbajtur kaq urtë.
Ti veç regëtima dhe qahesh
e jeta të duket veç prostitutë.
 
Ti shkund dhe përkul edhe malet,
Ti dhe vetë varret i përshkund,
Ti më lë mbi vete të gjithë mezarert,
po emrat m’i çon në askund.
 
Se ikërka një krah a një dorë,
në humbëtirat e thella të gjithësisë,
për ty nuk rënka aspak dëborë
në majat e krifta të hipokrizisë..
 
S’ka gjë, le të ndodhë si të ndodhë,
(Kjo botë i përcjell shpejt të vdekurit)
Nëse etja nesër do të bëhet lebrozë,
le të ngrejnë veç monumente për të eturit.
 
 
Tragjedi të vogla
 
Para syve të mi akti i fundit i një tragjedie
e paparishkuar nga pena eskilshekspiriane.
 
Skena fare e thjeshtë:
Një kënd diku mes mobiljesh të vjetra.
Mungon kori antik.
Pa drita,
pa efekte,
pa kama.
 
(Dialogu ia ka lënë vendin veprimit)
 
Subjekti: një rrjetë merimange,
një mizë që krahët i ka të mbërthyer,
përsipër një merimange vejushe.
 
(Edhe këtu nuk mungon helmi si në tragjeditë klasike.)
 
Më tej mendimi i nëndheshëm merr udhë:
Sa tragjedi të vogla kanë ikur pa zhurmë.
 
 
MACET E FSHATIT
(Nuk jam Hemingueji që ju shkruaj për macen në shi)
 
Maceve në fshat s’ua prisnim kurrë thonjtë,
siç bëjmë këtu,për të ruajtur divanët e rinj;
Macet këtu nuk kanë e s’kanë liri.
 
Maceve në fshat u pëlqenin zogjtë
e dilnin si vetëtima jashtë,
qoftë në thëllim,në borë a shi,
madje prisnin ashtu në frëngji,
tek ulej në lis ndonjë laraskë.
 
Në fshat divanë nuk kish,
veç ca minderë me lecka a me kashtë.
Ama në shkurt, ti e di,
macet e gdhiinin natën jashtë.
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s