Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
PENA
 
Sinqerisht, jam shumë i zemëruar ;
Ndjej si përplasen ambicet dhe më mundin,
pastaj nuk e kuptoj, nga format e ngatëruara,
kotësinë, që më vjedh me nënqeshje triumfi.
 
Shpirti im , fluturon e mendon për më lart
pa dhjamosur idetë dhe prapë i trishtuar.
Shpirti im edhe pse dëshirshëm ndihet i aftë
me lodhje ngjit , një penë për të shkruar.
 
 
SEKRETET
 
Në rrugën e qimiterit, vetmi e trishtë
dhe lule nën kujdesje zemrash.
Edhe pas mijëra vjetësh
këtu do të ketë yje të errët.
Hija e një selvie në erë…
Kush ecën flet me vete dhe jeton,
kush ndalet , mashtrohet në det pikëllimi.
 
Mëkat, të kërkosh dashuri
në pyllin e dhimbjes njerëzore.
Ndoshta është kështu
kur shikon natën e mendimeve…
 
Të thërras e dashur
dhe kthimin e kam përqafim etern.
…shikoj Karontin kërcënues dhe hidhnak
dhe fantazma…
Dua të kthehem te gjinjtë e dëshirshëm.
 
Ti lemë në humnerën e shpirtit
sekretet e dhimbjes .
 
 
SIMFONI LUMORE
 
Ndërsa fryn nje erë dhjetori e lehtë
dhe një rreze perëndimi
                          dritëson e ngrohtë,
mbi fytyrën time nën kërshërinë e qetë
bien dy pika lotë.
 
Me shikim të ngujuar
në një dallgë shkumore,
ndjek përqarjen e dhimbjeve brenda shtratit,
rendjen e pafund të përthyerjes lumore,
arratisjen e dallgëve dhe të fatit.
 
Si eremit i vetmuar,
ndjej verbimin e tramontit para ikjes,
dhe krahët e një endrre që rri zgjuar.
Një trok të largët që e dëgjoj të qartë,
vijime përkedheljesh të një shpirti të vluar
që rizbulon, apo rikujton më saktë.
 
Lehtësisht me krahë gjigante shushurima,
pushton nostalgjitë dhe i mallon më shumë,
bindem për dobësitë e shpirtit tim,
që përkunden,
që mbijetojnë vetëm nga ky lumë.
 
 
LULJA E MOSHËS
 
Në prag të gjumit mposhtem nga ethe kujtimesh.
ndjej në dhomë mistere , gati – gati sureale.
Të mjergulltat fantazma, kanë çaste vlimesh
vetëm ndaj mëngjesi duken krejt banale.
 
Kam filluar të njoh gjykimin e sipërm hyjnor
për lulen e moshës që më ka ardhur në këtë ditë
dhe humb lulëzimin. Dje kishte …por tepër djallëzor
mendimi se do të riçelë petale ndonjë ditë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s